Opinion

Bollino: ''Strategjia e terrorit'' e PD-së shpreson të trembë zgjedhësit e PS që të mos votojnë, po tani është vetëm gam gam qesharak e i parrezikshëm

23 Prill 2021, 15:54| Përditesimi: 23 Prill 2021, 18:24

  • Share

Prej disa ditësh kërcënimet me vdekje që eksponentët e PD ua drejtojnë kundërshtarëve politikë kanë marrë përmasa pa precedentë. Vrasja e një aktivisti të PS në Elbasan nga një grup i armatosur i organizuar nga PD me emrin “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, në vend që të krijonte një distancim nga ana e eksponentëve të opozitës, i shtyu të mbështesin aktin kriminal dhe të lavdëronin vrasësin sikur të ishte një hero. Ish kryebashkiaku i Kamzës që skandalizohej për “çunat problematikë” të dërguar nga PS në një hotel në Dibër për të mbrojtur votat nga bandat e tij në 2017, konfirmoi sot publikisht ekzistencën në Dibër të grupit të armatosur i gatshëm të vrasë këdo "që shihet me dyshim në lagje”. Nëse do ta kishte thënë “doktor mortja”, do të kishte shkak për të pasur frikë, por pikërisht fakti që u përdor daullja e Xhelal Mziut për të lajmëruar skuadrat e vdekjes, demaskon strategjinë e vërtetë të opozitës dhe zbulon se nga ky moment e tutje bëhet fjalë vetëm për gam gamin e zakonshëm. 

Kjo “strategji e terrorit” ka vetëm një qëllim: të shfrytëzojë tragjedinë e Elbasanit dhe të shpresojë të frikësojë zgjedhësit e moderuar të PS për t’i shtyrë të mos votojnë të dielën me 25 prill. Të ndërgjegjshëm se nuk arrijnë të blejnë të gjithë votat që ju duhen për të përmbysur rezultatin e parashikuar (pavarësisht eksperiencës së gjatë të “patronazhistëve” të LSI në këtë fushë) dhe të ndërgjegjshëm se do të jetë të vështirë të manipulojnë kutitë e votimit (art në të cilin PD që nga 1996 është e paarritëshme), opozita beson se e vetmja mënyrë për të shpresuar në fitore është të frikësojnë të paktën një pjesë të zgjedhësve socialistë dhe t’i shtyjnë të mos shkojnë të votojnë nga frika. 

Në të vërtetë gam gami i opozitës tashmë nuk duhet të friksojë askënd. Fakti që bandave të armatosura të organizuara nga PD “për të mbrojtur votat” iu çorr maska dhe u arrestuan, dhe ambasada amerikane i ka etiketuar tashmë si ilegale duke denoncuar me forcë partinë politike që i ka krijuar, mjafton për t’i konsideruar të shkrira. Deklarata e djeshme dhe e sotme e ambasadores Yuri Kim do të ketë mbi këto grupe të armatosura dhe mbi PD-në të njëjtin efekt antizjarr që pati paralajmërimi i Pompeos në prag të 30 qershorit, kur përsëri PD dhe LSI premtonin se do të bënin namin. Si atëherë, edhe këtë herë, revolta e armatosur e opozitës do të shtyhet.  

  Në fakt ''strategjia e terrorit'' që dëgjuam këto ditë në deklaratat publike, PD-ja e praktikon prej vitesh edhe pse vetëm në rrjete sociale. Ushtria e saj e killerave dixhitalë nuk ka kursyer askënd në këto vite në mediat sociale duke linçuar, ofenduar e duke kërcënuar me vdekje  këdo që guxon të shprehë mendime të ndryshme nga ato të PD. Unë jam kërcënuar personalisht nga militantë të PD-së aq shumë herë sa nuk i numëroj dot më. Nëse të gjitha kërcënimet e shqiptuara në këto vite nga urrejtësit dixhitalë, të paguar nga ish-qeveritarët, të realizoheshin vërtetë, në Shqipëri do të kishte ndodhur një masakër.

Sigurisht, në fillim gam gamet krijojnë ankth, por në fund kuptohet se janë vetëm gam gam. Njëherë vendosa të denoncoj në polici një nga këta militantë që më kishte premtuar “një plumb në ballë” përmes një mesazhi privat në facebook, pasi kisha guxuar të kritikoja Lulzim Bashën gjatë një debati televiziv. Sapo u publikua lajmi online për kallzim për kanosje me foton e tij, “killeri” (model Xhelal Mziu) nisi bombardimin me mesazhe lutëse, duke kërkuar të falura mijëra herë, duke u deklaruar i penduar dhe duke u betuar se nëse e tërhiqja denoncimin nga ajo ditë e tutje do të zhdukej nga facebook dhe nuk do ta mbështeste kurrë PD në jetën e tij. Kusht që as do ta çoja kurrë nëpërmend t’ja kërkoja. Më kontaktoi edhe bashkëshortja e “Killerit të penduar” që e përkufizonte të shoqin një idiot në emër edhe të fëmijëve të tij dhe pastaj kunati, vëllai e xhaxhai. Tërhoqa denoncimin vetëm për keqardhje ndaj familjes dhe pas kësaj “killer im” u zhduk në asgjënë nga ku kishte ardhur. 

Ja, gam gami funksionon kështu. Sapo denoncohet dhe bëhet publik, shkrihet si bora në diell. Pas vrasjes së Elbasanit asnjë bandë e PD-së nuk do të ketë më kurajon të duket nëpër rrugë, pasi çfarëdo gjëje tjetër t’i ndodhë edhe një militanti të vetëm të PS-së, në Dibër apo në pjesën tjetër të Shqipërisë, tani njihen si emri  autorëve dhe dërguesve të tyre që kanë marrë edhe një paralajmërim ndërkombëtar. Edhe Xhelal Mziu, që rrezikon tani një dënim si banda e Elbasanit, si një pulë e lagur pas një urdhëri nga Tirana, u detyrua të lexojë një tekst duke kërkuar ndjesë.

Që strategjia e terrorit të PD-së të marrë fund dhe objektivi të dështojë, mjafton të mendojmë “killerin” Xhelal Mziu duke i rënë daulles dhe Lulzim Bashën që “sistemon këmishën” poshtë pantallonave, për të qeshur dhe për të mos i marrë seriozisht. Pastaj të dielën, të shkohet në votime: Pas gjithë këtij shiu, parashikohet një ditë e bukur me diell. 

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 23/04/2021 23:56

    Xhellal Daullja nje jashtqitje zorres trashe.

    Përgjigju
  • Jani: 23/04/2021 18:52

    Sa shkrim i papare, mereni mesim ju te tjeret.

    Përgjigju
  • Endri: 23/04/2021 17:14

    Kush e ka mundesine te shkoje te votoje se asgje nuk ndodhe. Vetem duke votuar i behet sherbim vendit dhe u kthehet pergjigje kujdo qe tenton te tremb nejrezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?