Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg bisedë telefonike me Ramën: Diskutuam për mbështetjen ndaj popullit të Ukrainës

20 Maj 2022, 22:03| Përditesimi: 20 Maj 2022, 22:16

  • Share

Telefonatën e ka zbardhur vetë shefi i NATO-s Stoltenberg i cili shkruan në Tëitter se komunikoi me Ramën për ndihëm që Shqipëria dhe NATO i kanë dhënë Ukrainës.

Ndërkohë në fokus të bisedës ka qenë edhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Euroatlantike.

'Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për mbështetjen e NATO-s ndaj popullit të Ukrainës. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura.'- shkruan Stoltenberg.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka nënvizuar mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, për të cilat Shqipëria po merr masa që së shpejti të nisin procedurat përkatëse. Për ministren, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?