Komisioni Hetimor i Shëndetësisë për koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up

Sterilizimi dhe Check-Up, debate në Komisionin hetimor/ Mziu: Nuk futesh dot si derri në thes! Ndreca: Ruaj etikën, nuk do dëgjojmë broçkullat e tua

2 Korrik, 15:23| Përditesimi: 22 Korrik, 14:28

  • Share

Vijon sot mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up. Ndërkohë ka patur debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu dhe nënkryetari këtij komisioni, socialisti Plarent Ndreca shkëmbyen një debat mes tyre.

Më pas kryetarja e komisionit Albana Vokshi mbyll mbledhjen në komisionin hetimor të shëndetësisë, teksa lajëmroi për dy minuta pushim, pas debateve të ashpra mes Mziut dhe Plarent Ndrecës.

Pjesë nga debati:

Mziu: Pse keq interpreton dëshmitarin… pse kush je ti, kam të drejtën për procedurë.

Ndreca: Çdo ndërhyrje kështu cënon dëshminë e dëshmitarit

Mziu: Po ec or burrë…jepi frymë debatit.

Ndreca: Po c’është kjo ec or burrë, ç’është ky, se kuptoj këtë argument. A mund ta nxjerrim dëshmitarin jashtë gjatë këtij debate?

Vokshi: Hiqjani mikrofonat. Xhelali dhe ne po themi të njëjtën gjë. Të jemi seriozë ju lutem.

Mziu: S'futesh dot ti si derri në thes ore, asnjë sekond, a je në terezi ti.

Ndreca: Ruaj etikën, mos më drejto ti mua ato duar, mos më thuaj mua ik andej. A e ke fjalën për procedurë? Nuk jemi këtu për të dëgjuar brrockullat e tua.

Mziu-Vokshit: Ke frikë se bojkotojnë komisionin, dhe tolerancën e ke kështu hapur fare ...pra kur flet shoku Ndreca duhet ta dëgjojmë si në kohën e enverit... ky bën pyetje intimiduese ndaj dëshmitarit.

Axhenda e sotme:

Thirrja e dëshmitarëve, auditues të KLSH, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

1. Klarenc Xhaferraj

2. Bexhet Zeqiri

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?