Statuti i PD-së në Apel, Berisha sulmon Kim: S'mund të ndërhysh në një proces gjyqësor

14 Maj 2022, 19:21| Përditesimi: 14 Maj 2022, 19:32

  • Share

1652548848_Screenshot1.jpg

Nga Fieri, Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, duke thënë se ajo po ndërhyn në procese gjyqësore, referuar ankimimit në Apel të statutit të PD-së.

“Guvernatorja apo ambasadorja. Shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore. Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore. Kjo tregon se  Reforma në Drejtësi ishte për ta vënë drejtësinë në kontroll të Ramës apo ndonjë tjetri si puna e saj Guvernatores. Reforma nuk mund të ketë qëllime të tilla. Ata përfitojnë nga kjo situatë. Por harrojnë se e tregojnë vetën si kolaboracioanist.”u shpreh Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha fushatë 'copy-paste' si 'Foltorja: Basha autokrat! I jam ankuar SHBA për Yuri Kim! Reforma u bë për ta vënë drejtësinë në duart e saj dhe Ramës


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?