Hummels përballë Vinicius

Statistikat/ Dortmund kërkon të thyej edhe historinë, Real Madrid dominon para finales Champions

1 Qershor, 17:19| Përditesimi: 1 Qershor, 17:22

  • Share

ANGLI - Champions League, ose Liga e Kampioneve do zhvillojë sot në 21:00 në "Uembley" finalen mes Dortmund (Gjer) dhe Real Madrid (Spanjë) për të mësuar fituesin e edicionit 2023-24, të fundit me këtë format.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka ngritur trofeun më të rëndësishëm të Evropës në 14 raste, shtatë më shumë se çdo ekip tjetër në histori (Milan 7). Përpara tyre qëndron Borussia Dortmundi, që luan në finalen e tretë në këtë garë dhe e ka fituar vetëm një herë trofeun. Klubi i Bundesligës është fitues në sezonin 1996-97 kur mposhti Juventusin 3-1 për titullin e tyre të vetëm të Ligës së Kampionëve.

Në historinë mes tyre dy skuadrat janë përballur 14 herë, me Real Madridin superior me gjashtë fitore. Tre ndeshje kanë folur për Dortmund, ndërsa pesë janë barazime.

19 gola kanë shënuar gjermanët, kundrejt 24 të spanjollëve. Marco Reus mban rekordin te Dortmund me 24 gola në këtë kompeticion, ndërsa Cristiano Ronaldo për Realin ka tundur rrjetën plot 105 herë.

Arbitri - Slloveni Slavko Vincic do të jetë gjyqtari i këtij takimi. Kryesori është caktuar përpara gjyqtarëve të tjerë që aspironin të ishin kryesor të duelit të madh evropian, si holandezi Danny Makkelie, polaku Szymon Marciniak apo anglezi Anthony Taylor. Gjyqtari, i cili nuk e ka gjykuar kurrë Real Madridin, sjell kujtime të mira për Borussia Dortmundin, pasi drejtoi ndeshjen mes Borussia-Atletico Madrid për ndeshjen e kthimit në çerekfinale.

Trofetë e Real Madrid

Real Madridi ka fituar gjithsej 14 Liga të Kampionëve, të fituara në tre periudha të ndryshme. Në vitet ’50 dhe ’60, që përkon me premierën e Kupës së Evropës, në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të viteve 2000 dhe nga viti 2014 e në vazhdim, me një epokë që mbulon pesë të tilla deri në vitin 2022 .

Më poshtë janë sezonet në të cilat Real ka fituar:

1/ 1955-56.

2/ 1956-57.

3/ 1957-58.

 4/ 1958-59.

 5/ 1959-60.

6/ 1965-66.

7/ 1997-98.

8/ 1999-00.

9/ 2001-02.

10/ 2013-14.

11/ 2015-16.

12/ 2016-17.

13/ 2017-18.

14/ 2021-22.

Përveç kësaj, 'Los Blancos' arritën në finale, ku humbën në sezonet 61/62, 63/64 dhe 80/81.

Ecuria e Dortmund

Borussia Dortmund, nga ana e saj, ka në vitrinë një Ligë të Kampionëve, të fituar në sezonin 1996-97. Në atë finale edhe pse nuk ishin aspak favorit ndaj Juventusit, gjermanët fituan me rezultat 3-1. Borussia Dortmund ka humbur finalen në sezonin 2012-13 kundër Bayern Munich.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?