Ministri i Bredshëm Blendi Çuçi me familjen e sportistes italiane

Sportistja italiane do të garojë me flamurin kuq e zi, ministri i Brendshëm i dorëzon pasaportën shqiptare: Me të Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të ketë kampione olimpike

26 Maj 2022, 14:04| Përditesimi: 26 Maj 2022, 21:51

  • Share

Lara Colturi është sportistja e re italiane e cila sot është pajisur me pasaportën shqiptare dhe që do të garojë për flamurin kuq e zi në kampionatin e skive.

Pasaportën ia ka dorëzuar vetë ministri Blendi Çuçi i cili me anë të një postimi në facebook ka ndarë lajmin si dhe shprehet se Laura është shumë premtuese dhe se me të Shqipëria i ka të gjitha shanset të ketë kampione olimpike.

Pasaporta jonë i është dhënë gjithashtu vëllait të saj të vogël dhe nënës, Daniela Ceccarelli, një ish-kampione olimpike, e cila do të drejtojë tashmë ekipin tonë kombëtar në sportin e skive.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?