Lirimi i gazetarit amerikan, Evan Gershkovich i burgosur në Rusi

Spiunët e 'fjetur', miliarderi rus, miku i Putinit dhe zgjedhjet e Bidenit! Skenari i fshehtë i SHBA - Rusi për shkëmbimin e të burgosurve

2 Gusht, 13:26| Përditesimi: 2 Gusht, 13:35

  • Share

Një bisedë pothuajse rastësore në nëntorin e kaluar, në një hotel në bregdetin e Tel Avivit, ndërmjet një miliarderi rus me origjinë hebreje, Roman Abramovich, ish-pronari i klubit të futbollit Chelsea, dhe një zyrtari të Departamentit të Shtetit Amerikan të "trashëguar" nga administrata e mëparshme Trump.

Ideja e cila në fillim dukej pa kuptim që dhe të jepte përshtypjen e "zgjerimit" të problemit në vend që ta kufizonte atë, e propozuar nga një grup agjentësh të CIA-s, inteligjenca amerikane, në një takim sekret në Ankara më 25 qershor me agjentë të inteligjencës së Moskës.

Dhe një telefonatë e Joe Biden nga rezidenca e tij private në Delaëare,  - kur po shërohej nga Covid, bërë më 21 korrik kryeministrit slloven, një orë e gjysmë para se presidenti t'i shpallte Amerikës dhe botës vendimin e tij për t'u tërhequr nga fushata për rizgjedhje në Shtëpinë e Bardhë.

Këto janë tre nga momentet kyçe që çuan në shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, një total prej 26 personash të burgosur në gjashtë vende të ndryshme, duke përfshirë një gazetar amerikan të akuzuar gabimisht nga Kremlini si spiun, disa disidentë rusë të burgosur për rezistencën e tyre ndaj diktaturës dhe një vrasës në shërbim të Moskës.

Informacionet e raportuara nga Neë York Times, Financial Times, BBC dhe burime të tjera, zbulojnë detajet e një marrëveshjeje të paprecedentë, që fillimisht duhej të përfshinte edhe Aleksjey Navalny, liderin e opozitës ruse që vdiq në një burg me siguri të lartë në Siberi.

Një marrëveshje që nuk do të ishte i mundur pa presionet e vazhdueshme të Shtëpisë së Bardhë mbi Olaf Scholz për të liruar vrasësin që Putin e cilësoi "një patriot", deri në ditën kur kancelari gjerman i tha Bidenit: "Joe, po e bëj për ty!"

Kanali i spiunëve
Në një samit në Gjenevë në 2021, i mbajtur para se pushtimi rus i Ukrainës të përkeqësonte ndjeshëm marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës, Biden dhe Putin ranë dakord që mes krerëve të shërbimeve përkatëse të inteligjencës të ketë kontakte të rastësishme mbi shkëmbimet e mundshme të të burgosurve.

Në dhjetor 2022, dy "gjumashë" rusë, siç quhen agjentët që infiltrohen në një vend armik pa bërë asgjë të paligjshme derisa marrin një detyrë, u zbuluan dhe u arrestuan në Slloveni.

Muajin pasues, drejtori i CIA-s i ofron kreut të FSB Shërbimit Federal Rus propozimin të shkëmbejë dy agjentët rusë të arrestuar në Slloveni me Paul Ëhelan, një ish-marins amerikan që ka vite në burg në Rusi

Takimi në Tel Aviv
Në mars 2023 Roger Carstens, zyrtari i Departamentit të Shtetit (ministria e Jashtme e SHBA) përgjegjës për çështjet që lidhen me pengjet - një post në të cilin ishte emëruar gjatë presidencës Trump dhe i mbajtur nga Biden – i propozon sekretarit të Shtetit Antony Blinken të provojë një rrugë të pazakontë: "zgjerimin e problemit", domethënë t'i ofrojë Moskës një shkëmbim të numrit më të madh të mundshëm të të burgosurve.

Blinken, i cili mban gjithmonë me vete në një xhep të xhaketës listën e mbi 70 amerikanëve të burgosur padrejtësisht në botë, bie dakord, i transmeton idenë presidentit dhe Biden e miraton.

Në nëntor, Carstens ndodhet në Tel Aviv (jo rastësisht), kur mëson se në qytet është gjithashtu miliarderi Abramovich, i konsideruar shumë afër Putinit dhe i detyruar të largohet nga Londra për shkak të sanksioneve perëndimore për luftën në Ukrainë. Për këtë arsye ai është zhvendosur në Izrael, vend të cilit i ka shtetësinë për shkak të origjinës së tij hebraike.

Diplomati amerikan dhe oligarku rus, i cili tashmë kishte ndërmjetësuar në negociatat fillestare ruso-ukrainase në muajt e parë të konfliktit, takohen në një hotel me pamje nga Mesdheu.

Shtetet e Bashkuara tashmë e dinë se çfarë dëshiron Putin: kthimin e Vadim Krasikov, një agjent rus i dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani për vrasjen e një disidenti çeçen, i vrarë me revolver në një park të Berlinit. Jo vetëm për të dërguar një mesazh se Moska nuk i braktis spiunët e saj, por sepse Krasikov është një mik personal i Putinit, dikur një ish-oficer i KGB-së.

"Putin do të ishte i gatshëm për një shkëmbim midis Navalny (ndërkohë i dënuar me 20 vjet burg në Rusi, red.) dhe Krasikov?", pyet zyrtari i lartë amerikan. "Nuk besoj", përgjigjet Abramovich, duke premtuar megjithatë se do të informohet. Dhe pas pak kohe, duke pranuar se është i befasuar, njofton të dërguarin amerikan se në të vërtetë Putin do të pranonte.

Kthesa në Ankara
Pengesa të ndryshme duket se e çojnë negociatën drejt dështimit. Navalny vdes në burg, mes akuzave ndaj Kremlinit se e vranë ose e lanë të vdesë. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e refuzon disa herë kërkesën e Sekretarit të Shtetit amerikan Blinken për të liruar Krasikovin, nga frika se mund të inkurajohej Rusinë të arrestonte të tjerë perëndimorë për akuzën e spiunazhit dhe të merrte në këmbim spiunët dhe vrasësit e vet
Një shembull i këtij shqetësimi është arrestimi i korrespondentit të Ëall Street Journal nga Moska, Evan Gershkovich.

Uashingtoni vendos atëherë të heqë dorë nga përpjekjet me ministren dhe të lejojë që presidenti Biden të bëjë presion personalisht mbi kancelarin gjerman. Pas vdekjes së Navalny, për të bindur Scholz, Shtëpia e Bardhë angazhohet të kërkojë nga Moska lirimin edhe të disa disidentëve rusë të lidhur me Navalny, mes të cilëve Vladimir Kara-Murza, që konsiderohet trashëgimtari moral i Navalny. Në fund, kryeministri gjerman dorëzohet dhe pranon të lirojë vrasësin.

Më 25 qershor, në Ankara, një delegacion i CIA-s dhe një i FSB-së diskutojnë listën e 26 të burgosurve për t'u shkëmbyer. Duket që gjithcka realizohet, por në fund del një pengesë e re.

Zgjedhja e Biden
Performanca katastrofike e Biden në debatin televiziv me Donald Trump rikthen çështjen e shëndetit të presidentit 81-vjeçar. Mes Partisë Demokratike që i kërkon të tërhiqet nga fushata për rizgjedhje dhe familjarëve të tij që e inkurajojnë të vazhdojë garën, Biden është i pavendosur.

Më pas ai sëmuret nga Covid dhe izolohet në rezidencën e Delaëare. Nëse duhet të heqë dorë nga kandidimi, ai dëshiron ta mbyllë mandatin e tij presidencial, i cili filloi me tërheqjen e turpshme dhe keq-organizuar të trupave amerikane nga Afganistani, me një rezultat pozitiv, një sukses rehabilitues.

Ndoshta perspektiva e mundësisë për të liruar një numër të madh qytetarësh amerikanë dhe kundërshtarësh rusë kontribuon në vendimin e tij të vështirë për t'u tërhequr nga gara për rizgjedhje. Më pak se dy orë para njoftimit të tërheqjes, Biden telefonon kryeministrin slloven për të marrë aprovimin përfundimtar për lirimin e dy spiunëve "gjumashë" rusë.

Më pas, më 1 gusht, shkon të presë në aeroport të burgosurit e liruar, së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris, tani kandidate për Shtëpinë e Bardhë në vend të tij: edhe ajo e angazhuar prapa skenave gjatë vitit të fundit për të realizuar shkëmbimin e paprecedentë me Moskën.

Roli i Turqisë
Është një sukses i rëndësishëm, për Joe dhe Kamala. Është fundi i një makthi për familjet e amerikanëve dhe të disidentëve të liruar. Por është gjithashtu një fitore për Vladimir Putin: prova se mjafton të arrestosh qytetarë perëndimorë dhe t'i akuzosh për spiunazh, për të marrë lirimin e vrasësve dhe agjentëve të tij në Perëndim.

Në kompromise, megjithatë, është e nevojshme që të gjithë të fitojnë diçka. Dhe për aq sa burimet amerikane e mohojnë që shkëmbimi i madh i të burgosurve të shënojë një fazë të re të mundshme relaksimi midis Uashingtonit dhe Moskës, e shfrytëzueshme për të hapur një negociatë edhe për luftën në Ukrainë, mbetet fakti se dy nga aktorët e përfshirë në negociatë, Abramovich dhe Turqia, kanë luajtur një rol edhe në negociatat mes Moskës dhe Kievit, përveçse janë të dy miq si të Perëndimit ashtu edhe të Rusisë.

Koha do të tregojë nëse nga kjo kthesë mund të lindë një nismë e re për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Një gjë është e sigurt: nëse do të ndodhë, të paktën në fillim do të jetë një nismë shumë sekrete, ashtu siç ishte për një kohë të gjatë ajo për shkëmbimin e të burgosurve. /Repubblica.it/ 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?