Partizani-Egnatia gjatë këtij sezoni

Spikat Egnatia-Partizani, të shtunën 3 sfida të javës së 31! Trajneri i Vllaznisë: Duam të sigurojmë vendin e dytë

12 Prill, 12:46| Përditesimi: 12 Prill, 12:49

  • Share

Në dy ndeshjet e fundit Tirana ka marrë vetëm 1 pikë, pa përfshirë disfatën në Kupë dhe të shtunën kundër Kukësit do jetë mundësia jo vetëm për hakmarrje, por edhe për 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend në ‘final-four’.

“Ka një ngërç dhe kjo vjen si pasojë e rezultatit, fitores, por edhe për shkak se duam gjatë gjithë kohës të kapim final-four dhe kur bashkohen të dyja krijohet një tension te skuadra, por me një fitore, tre pikët gjithçka kthehet në normalitet,”-tha Erbim Fagu, trajner i Tiranës.

Skënderbeu i vendit të pestë, që ka vetëm një pikë më shumë se Tirana e vendit të 6, të shtunën në orën 18:00 pret Teutën në Korçë. Durrsakët nga ana tjetër duan të sigurojnë mbijetesën. Sakaq po të shtunën në orën 18:00 në Shkodër Vllaznia pret Laçin. Suksesi për kuqeblutë është jetik për të siguruar vendin e dytë, por nga ana tjetër Laçi nuk dëshiron të ndalet për mbijetesën.

“Ndeshja e nesërme për ne është shumë me rëndësi edhe pse na vjen një ekip që në ndeshjet e fundit ka rezultate dhe lojë të mirë, por synimi ynë është fitorja për të përforcuar pozitat në tabelën e klasifikimit,”-deklaroi Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Java e 31 e Superligës kompletohet të dielën me dy sfida, teksa spikat Egnatia-Partizani në orën 15:00 dhe Dinamo-Erzeni në orën 18:00.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?