Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Kura bimore 10 ditore për të eliminuar parazitët në zorrë

23 Maj 2022, 13:01| Përditesimi: 23 Maj 2022, 13:06

  • Share

Papastërtitë e produkteve ushqimore, higjiena e dobët personale, infeksionet, klima e ngrohtë e kohëve të fundit sjellin shfaqjen e sëmundjeve të parazitëve, kryesisht në zorrë, sidomos tek fëmijët.  Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” , mjeku popullor Ylli Merja foli për parazitin lambie  dhe kurat më të mira bimorë për largimin e tyre nga organizmi.

Fillimisht është e nevojshme që të kuptoni simptomat që sjellin këto parazitë tek fëmija jua sipas specialistit Ylli Merja:

Probleme me tretjen e ushqimeve, fryrje barku, çrregullime të përthithjes së lëndëve dhe ushqimeve, diarre, dhimbje të barkut-ngërçe dhe fryrje të zorrëve, të përziera dhe në disa raste dhe të vjella dhe erë të keqe, feçe të yndyrosura” janë disa nga simptomat më të përhapura dhe kryesore të kësaj sëmundje. 

Por kurimi i tyre mund të bëhet përmes  bimëve medicinale dhe disa kurave që përfshijnë ato.

Kura më e mirë është një dorë me kuskut, një bimë parazitare që paraziton në trupat e bimëve të tjera. E ziejmë, më e mira është zierja me qumësht dhe ia japim fëmijës esëll para buke, gjithë këto parazitë jo vetëm lambiet por të gjitha parazitët do të zhduken. Afërsisht kjo duhet përdorur 10 deri në 12 ditë. Mund ta ndihmojmë këtë proces duke pirë një çaj me drunakuq ose me finok ose pak fara kungulli. Qëllimi i tyre është nxjerrja jashtë e parazitëve.

Një mënyrë tjetër mund të jetë qumështi me hudhra dhe me shegën e egër, marrim dy copa shegë dhe I ziejmë në qumësht, hedhim dhe tre thelpinj hudhër dhe këtë qumësht e kullojmë në mëngjes dhe ia japim fëmijës.

Specialisti I bimëve mjekësore u shpreh gjithashtu se pavarësisht simptomave është e rëndësishme edhe kryerja e analizave .

 Përveç simptomave dhe shenjave preferohet dhe bërja e një analize të feçeve për të parë nëse kemi prezencën e kisteve dhe parazitëve të pjekur. Rekomandohet bërja e analizës me tre specimen të feçeve për të rritur saktësinë e analizës, sepse kur ekzaminohet vetëm një i vetëm saktësia nuk i kalon 50-60%. Trajtimi i lambieve bëhet me recetë mjekësorë që përcakton flagylin-metronidazol si antibiotikun që i lufton këta parazitë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?