SPECIALE/ Zbulohet jeta në vilat luksoze të Durrësit antik! Mrekullitë inxhinierike dhe artistike që po mahnisin arkeologët

8 Qershor, 16:18| Përditesimi: 8 Qershor, 17:47

  • Share

Nëntoka e gjimnazit Gjergj Kastrioti po rishkruan historinë 2300-vjeçare të pazbuluar më parë të Durrësit. Arkeologët janë optimistë për zbulimin e mozaikut të katërt.

Gërmimet në qytetin e Durrësit kanë nxjerrë në dritë tre mozaikë dhe ndërkohë gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e një të katërti.

Nëntoka e gjimnazit Gjergj Kastrioti duket se po rishkruan historinë 2300-vjeçare të pazbuluar më parë të Durrësit.

Shtresëzimet e strukturave murale deri më tani kanë nxjerrë në pah jo vetëm tre mozaikët më të mëdhenj në Durrës, por edhe një sërë afreskesh stili i të cilave ngjason me ato të Pompeit.

Përpos tyre mbindërtimi i strukturave murale të godinave, nis që prej shekullit të III përpara erës sonë dhe shfaq ndryshime të vazhdueshme deri në shekullin e IV pas erës sonë, me një kulm të lulëzimit dhe luksit përgjatë shekullit të I dhe II.

Arkeologu Luan Përzhita shprehet entuziast për këtë sit arkeologjik dhe e sheh atë si një ndër zbulimet më të rëndësishme të Durrësit, që prej zbulimit të amfiteatrit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?