Speciale/ ‘Të ngecur’ në kohë prej dashurisë për të shkuarën, njihuni me 3 të rinjtë që koleksionojnë mjete retro: Kjo është sëmundja e pasionit

TIRANË- Janë pasionantë të së shkuarës, të dashuruar me rrudhat dhe nostalgjik të kujtimeve.

Ervin Kaftira, Rejina Kulla Çystri dhe Zhani Tërpini, janë koleksionistë të mjeteve retro dhe objekteve të vjetra. Në garazhet dhe shtëpitë e tyre bashkëjetojnë me histori të ndryshme të shumë viteve më parë.  Nuk duan të shesin asgjë prej tyre por të vlerësojnë rrugën që kanë përshkuar sa herë që kthejnë kokën pas.

“Kujt i hyjnë në qejf këto gjëra, edhe kur nuk i ka mundësit do ti gjejë mundësitë. Kjo është sëmundja e pasionit. Po të ishte për biznes, më mirë ti çoni për hekur. Nuk është biznes që më ka bërë mua të eci para”, tha Ervin Kaftira.

“Më fal shumë kënaqësi ky mjet”, tha Rejina Kulla Çystri. 

“Kjo është taksi angleze. I ngjan makinsës mbretërore. E përshtatshme në formë limuzine. Ka vite që e kam. Në atë kohë ishte më e lehtë ta gjeje. Tani ëhstë e vështirë dhe ti targosh. Kjo tjetra është amerikane. Është e prodhuar në amerikë. Të gjitha me benzinë janë, ndërsa kjo është me naftë”, u shpreh Kaftira. 

“Ky është një mjet shumë i dashur për mua. Është dashur 5 vite për tu bërë. Është një mjet për të qenë popullor. CCdo kusht do të donte ta kishte një mjet të tillë. Ka një tavan super të bukur. Këto detaje nëjnë diferencën. Ka qëndruar 12 vite në garazh. Ngaqë e dua shumë vetë më duken sikur edhe fëmijët e duan. Është përdorur shumë nëpër filma. Unë duati jetoj, ti shijoj. Dua të shëtis me familje. Nga ne nuk ju është bërë asnjë ndërhyrje. Unë preferoj që ti kem në autenticitetin e saj. Dua që të demostrojnë vitet e saj. Të ketë ato rrudhat e moshës. Jam rritur me mjetet. Ky passion vazhdoi më shumë kur njoha bashkëshortin, i cili ishte një inxhiier mekanik. Unë jam pasionante e FORMULA 1. Nuk më ka humbur asnjë garë. Babi im ka kaluar në duar shumë diplomat, arbitra, gjyqtar. Babi im në një takim bisedoi për pasionin tonë dhe dërguan 2 kapele nga skuaderia e shumaker. Kur vjen në shtëpi babai, sjell 2 kapele, një kartelinë. Kam koleksionuar edhe veshjet e Renault, dhe të Shumaker. Nuk shes asnjë nga mjetet e mia. Gjithçka është për trashëgimi”, tha Rejina.

“Motrrin e kam që nga viti 1990-1991. Kjo kënaqësi ka lindur me vite. Dashuria për motrorrin është shtuar vazhdimisht. Është i vitit prodhim 1982. Nuk do që ta lodhësh. Ky motor maksimumi mund të ecë 50-60 km. E ka patur një Italian. Ka radhur nga Italia. Kjo zhurma është ajo kënaqësia. Unë vij nga një familje artistësh. Ka xhiruar shumë filma artistic, mamaja ka qenë mësuese. Duke patur një familje vetvetiu të lind shkëndija për të hyrë në rrugën e artit. E kam mbaruar shkollën për pikturë, pastaj vazhdova me aparat”, tregoi Zhani Tërpini.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?