Speca me llukanik fshati nga zonja Albana

4 Maj 2022, 10:57| Përditesimi: 4 Maj 2022, 10:58

  • Share

Speca me llukanik fshati

Përbërësit:

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 spec i verdhë

1 spec i gjatë i kuq

500 gr sallam pikant

100 ml verë e kuqe

1 lgj mjaltë

1 lgj salcë domate

1 kg domate

1 lgj spec djegës

2 thelpinj hudhër

kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Kaurdisim fillimisht për rreth 10 minuta llukanikun të prerë në feta. Më pas shtojmë specat shumëngjyrëshe të prera në copëza mesatare. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar kripë, piper dhe hudhër të prerë në feta. E shuajmë gatimin me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të grira në rende, salcën koncentrat të domates, mjaltin, rigonin. E lëmë salcën të mpikset dhe e servirim spërkatur me majdanoz të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?