Foto ilustruese

Spanjë/ Shoferi shqiptar ‘merr përpara’ dy persona! Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë

13 Qershor, 18:41| Përditesimi: 13 Qershor, 18:43

  • Share

SPANJË – Një shofer shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi teksa drejtonte një automjet ka goditur me dashje një motor, më të cilin po udhëtonin 2 persona.

Ngjarja ka ndodhur në Aragón Avenue në Valencia, ndërsa shqiptari tashmë i arrestuar, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas mediave të huaja, nga përplasja e fortë një nga personat që ndodheshin në motor, ka pësuar lëndime dhe djegie, ndërsa tjetri ka fraktura në qafë dhe këmbë.

Sipas raportimeve, rezulton se ky shqiptar ka precedent penal.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?