Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

30 Shtator, 21:16| Përditesimi: 30 Shtator, 23:04

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend, pas dënimit të Ervin Salianjit për dosjen Babale. Spahiu tha në emisionin '5 pyetjet' me gazetarin Ilir Babaramo se opozita djeg karrige si shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion.

“Çdo opozitë ka mënyrën e vet për të protestuar, s’mund të paragjykohet një opozitë që ka një numër të lartë deputetësh, aq më tepër që me të drejtë apo pa të drejtë, sot ka një deputet në burg, që të gjejë mënyrën e saj për të reaguar.

Drejtësia s’ka qenë proporcionale. Në SPAK, apo prokurorinë e Tiranës, ka më dhjetëra çështje që gjykohen, subjekte politike, apo personazhe politike që akuzohen për krime me rrezikshmëri më të lartë shoqërore. Të gjej masë dënimi me burg për vepër penale me rrezik shoqëror të vogël, s’ka kryer vepra penale, s’ka pasur as pushtet.

Për sa kohë Salinaji, s’ka pasur poste të tjera më parë, ndodhet në burg, do thoja që është një masë ekstreme. Burgun s’do ia uroja askujt. Reagimi i opozitës mund të ishte edhe më i lartë. Ajo që ka një lloj inkoherence është që opozita nuk arrin dot të ketë një përqasje të aksionit popullor. Sheshi para parlamentit duhej të ishte plot me njerëz. Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion. Njerëzit nuk e kanë ndjerë të ishin ata flakëhedhësit. Ke parë ndonjë revolucion të fillojë me datë, ne kemi qenë dëshmitarë të shumë skenave të reagimit popullor në 34 vitet e fundit kur populli indinjohet nga një akt politik i padrejtë. Fakti që s’ka njerëz në shesh, këta mundohen të organizojnë celulat, t’i sjellin me autobus”, tha Spahiu në Report Tv.

Spahiu thotë se Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Salianji do ishte kundërshtar i tij. Sipas Spahiut, Berisha s’do e bënte këtë aksion nëse Salianji do ishte në krahun e Bashës apo një partie tjetër.

"Nëse Salianji sot do ishte me Berishën, por në pozitat politike me Bashën, Lapajn apo parti tjetër, do e bënte Berisha këtë aksion politik? Apo vetëm fakti që është me të e bën gjithë këtë aksion politik?”, tha Spahiu.

Për shkak të pretendimit që ngre opozita se Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, Spahiu pyet se përse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?

Ora 22:56
Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

 

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në '5 Pyetjet me Babaramon' pse vendit i duhet sot një opozitë e fortë. Ndërsa shpjegoi pse partitë e reja nuk ngjisin në elektorat, pasi votat më së pari numërohen nga Rama dhe Berisha, kurse gjithë financat dhe kohën televizive e marrin dy partitë kryesore. 

'Një kryeministër i fortë pa opozitë nuk është i vlefshëm as për socialistët. Nëse nuk ka opozitë që ti vendos pengesa dhe ta mbajë të monitoruar një Edi Ramë autoritar nuk i duhet askujt. Këto protesta i shtojnë popullaritetin e opozitës apo e pakësojnë? Nëse opozita vazhdon me njëjtën skemë proteste 92, 98, 2002, Shqipëria ka evoluar, brezat sot kërkojnë një model tjetër proteste. Një lloj opozite ndryshe. Qoftë dhe me forcë. Mënyra e ideve për të bllokuar aeroport, spitale, djegur karrige apo ajo mënyrë përplasje, mendoj se nuk i ka shtuar popullaritetin. I duhen votat gri. E para janë përqindja e lartë dhe janë elektorat i vështirë.

Njeriu më të ri që kishin në zgjedhjet lokale, figurë e pastër. Nga sondazhet dilte që 47% e qytetarët=ve të qytetit nuk e njihnin. Një pjesë e elektoratit janë të depolitizuar. Nuk shkohet kështu tek këta me këtë lloj proteste. Nëse e bëjnë se Reuters i nxori në lajm se opozita bëri protestë nuk rrite aritmetikën e votave. Kjo kap vetëm titujt e votave dhe harrohesh. Çudia zgjat 3 ditë. Ervin Salianji do jetë pas hekurave. Me të drejtë ka me dhjetëra dhe qindra politikanë të inkriminuar që meritojnë burgun dhe aty është Ervin Salianji.

Partitë e reja dështojnë sepse votat i numërojnë Rama me Berishën.'

Ora 22:39
Spahiu: Në Shqipëri 3 politikanë janë të paprekshëm, të tjerët plus Salianji janë të prekshëm

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi arsyen pse Ervin Salianji sot është pas hekurave. Sipas tij, ish deputeti demokrat nuk hyn tek politikanët e paprekshëm, prandaj u dënua.

Vetëm Berisha, Rama dhe Meta nuk preken sipas tij, ndërsa Salianji me shqiptarët e tjerë janë të prekshëm.

'PD ka një eksperiencë protestash. Dhe çështja shtrohet këtë reaksion kundër burgosjes së Salianjit do ta shtoj në elektorat apo do ti kthehet në bumerang. Nga informacioni që kam sot ndaj kryetares së parlamentares është goditur me shufër hekuri.

U godit me një objekt. Kryetarja e parlamentit sot u përkëdhel me një shkulje faqe nga Gazmend Bardhi. Sikur kjo përkëdhelja t’ja kishte çarë kafkën do fitonte elektorat. Dhuna fizike duhet të jetë në proporcion të rrisi kapitalin e opozitës apo do i kthehet bumerang. Disa protesta janë kthyer në kapital për të rrëzuar pushtetin, si Nano ik. Tani pyetja është nga dhuna djegia e karriges, goditja e kryetares, protestat, kam një pyetje, pse Salianji është në burg? Ervin Salianji hyn tek njerëzit e prekshëm.

Në Shqipëri 2 milion janë të prekshëm nga ligji dhe janë 7, 8 familje apo kupola e politikës që janë të paprekshëm. Brenda 4 vjetësh ata që ishin për largimin Berishës tek Basha do eliminohen politikisht. Siç iku Ervini apo dikush, do ikin me radhë duke u skualifikuar jo në listat e hapura etj. Kjo është politika e ndërtuar në Shqipëri. Gjykata dhe drejtësia janë nën ndikim politik. Disa janë të paprekshëm. Ervin Salianji hyn në kategorinë e njerëzve të pambrojtur dhe të prekshëm nga drejtësia. Tani që është në burg nuk ka vlerë as ti çash kafkën Elisës apo të djegësh parlamentin. Mbrojtja duhet të ishte krijuar përpara. Ky proces ishte 5 vjet. Nëse Ervin Salianji do mbante linjën e përjashtimit të Berishë dhe do ishte sot pro ambasadës kundër Berishës do ishte sot në këtë pozicion.'

Ora 22:23
Spahiu: Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Ervin Salianji do ishte kundërshtar i tij

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv thotë se Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Salianji do ishte kundërshtar i tij. Sipas Spahiut, Berisha s’do e bënte këtë aksion nëse Salianji do ishte në krahun e Bashës apo një partie tjetër.

“Mbrojtja politike është që vëllai i ish-ministrit të Brendshëm ka qenë dënuar për trafik droge në Itali, me vendim të formës së prerë. Çështja është, fakti që ka qenë i dënuar për trafik droge, nuk e merr të mirëqenë që ai përgjim është i ligjshëm, i vërtetë dhe mund të jetë i lejueshëm. Një person që është i dënuar për vrasje, apo trafik droge, nuk mundesh ti të mëshosh fakte të paqena. Publiku është i ndarë në gjysmë, gjysma thotë është i vërtetë, gjysma thotë i manipuluar me një person që interpretonte. Që të ndërtojmë një analizë reale, duhet të ndajmë ai përgjim ishte i vërtetë apo i manipuluar. Ne duhet ta ndajmë këtë edhe sikur të jetë supertrafikant ai.

Teza tjetër që e kam të paqartë. Unë e legjitimoj aksionin politik, jo të djegies së karriges por edhe kryeministrisë, nëse është dënuar me të padrejtë. Nëse Salianji sot do ishte me Berishën, por në pozitat politike me Bashën, Lapajn apo parti tjetër, do e bënte Berisha këtë aksion politik? Apo vetëm fakti që është me të e bën gjithë këtë aksion politik?”, tha Spahiu.

Ora 21:42
Spahiu pyet: Nëse Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, pse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se në aspektin politik, PD nuk humb vota me dënimin e Salianjit. I ftuar në Report Tv, Spahiu u ndal edhe tek Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për shkak të pretendimit që ngre opozita se Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, Spahiu pyet se përse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?

Në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, Spahiu tha se Rama nuk mund të konsiderojë Salianjin si njeriun më të rrezikshëm dhe mos të burgosë Metën e Berishën, që kanë më shumë peshë politikisht.

“Në aspektin politik s’ka rrjedhje votash opozita se dënohet Salianji. Kjo nuk ndikon në publik, të paktën te ajo pjesë qe e voton. Demokratët kanë një lloj elektorati që nuk u lëviz. Problemi është mënyra dhe argumentet që jep opozita janë jo bindëse për mua. Unë futem tek ata që mendoj se gjykata është ndikuar politikisht për dënimin e Salianjit. Të jemi naivë të themi që ish-ministri s’ka pas ndikim se ju djeg karriera, të jemi të sinqertë këtu. Kam një pyetje, përgjigja e së cilës vlen 1 mln. A është Saliu kundërshtar më i rrezikshëm i qeverisë sotme që ta bëjë shembull të parin për ta çuar në burg. Se opozitari i parë që shkon në burg është Salianji, kam të vështirë të besoj faktin që Rama dhe qeveria ta konsideronin Ervinin njeriun më të rrezikshëm dhe ta çojë në burg, pse nuk çojnë Metën që ka 5 dosje, pse nuk çojnë liderë të tjerë të PD, po çojnë Salianjin. Nëse pranojmë faktin që Rama ka urdhëruar për të çuar Salinajin në burg, Rama nuk urdhëron të çojë dy të tjerët. O është kundërshtar dhe e çon në burg, se pesha politike e Metës dhe Berishës është më e madhe se e Salinajit, pret se këta janë liderët e opozitës, pse duhet të çojë një njeri që nuk është lideri dhe nuk çon ata që kanë 10 vite që hetohen”, tha Spahiu.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • era: 01/10/2024 15:37

    Po po ky flet si i lari prej ari ky eshte koka e mashtruesit dhe i koruptur me letek e shqitatreve eshte atje ku eshte se ka vjedh ky nuk ka ku ti cije leket ky eshte ordiner dhe mashtrues, ka vu aq shume pasuri sa nuk punon se po vetem llaka llaka nenper tv rri se nuk eshte mesuar te punoje por vetem te vjedhe dhe ketu vjedh ky ka gjet ne gazete dhe nje tel dhe paguahet mire prandaj flet

    Përgjigju
  • Iris: 01/10/2024 03:47

    Z.Spahiu, si gjithemone jepni argumente e beni analize te shkelqyer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?