Paulo Fonseca

Sot përballja me Napolin, Fonseca: Ndeshje e madhe, u penalizuam nga sfida kundër Bolognas

29 Tetor, 16:00| Përditesimi: 29 Tetor, 16:02

  • Share

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca ka folur para ndeshjes kundër Napolit e cila luhet sot në orën 20:45 dhe vlen për raundin e 10-të në Serie A. Ai ka thënë se kjo është një përballje e madhe, ndërsa shtyrja e ndeshjes me Bolognan (të shtunën e kaluar) i ka penalizuar.

“Me Napolin është gjithmonë një ndeshje shumë e madhe. Skuadër e fortë, siç e tregon renditja, me një trajner shumë të fortë. Ata janë në formë të mirë, po fitojnë, janë në vendin e parë dhe shumë të motivuar. Edhe ne jemi të motivuar.

Shtyrja e ndeshjes me Bolognan - Ishte e vështirë ta menaxhonim këtë moment. Një ditë para ndeshjes nuk e dinim nëse do po luanim apo jo, mund të kishim bërë një stërvitje tjetër. Ne donim të luanim. U penalizuam shumë nga shtyrja.

Mungesat e rëndësishme - Ne donim të luanim me Bolognan, sepse tani, kundër Napolit, do të jemi pa dy lojtarë të rëndësishëm të pezulluar. Nuk ka ndryshuar asgjë te Camarda, ai gjithmonë punon mirë dhe ajo që mendoj për të u konfirmua, domethënë se ai është një lojtar me një të ardhme të madhe”, tha portugezi.

Theo dhe Reijnders nuk do jenë të gatshëm për Milanin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?