Pamje nga dhuna e ushtruar nga tifozët e Feyenoord në Romë

Sot përballen në finalen e Tiranës, si nisi urrejtja mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord! Çfarë ndodhi në vitin 2015

25 Maj 2022, 18:10| Përditesimi: 25 Maj 2022, 19:47

  • Share

Një tifoz holandez është fotografuar teksa urinonte autobusin e skuadrës së Romës, i cili sapo kishte mbërritur në Tiranë, ku do të zhvillohet finalja europiane! Ky është vetëm një nga provokimet e shumta që tifozët e Feyenordit, bëjnë ndaj ekipit italian.

I vetmi precedent europian mes dy skuadrave, përpara finales së Konferencës së Ligës në Tiranë, daton në shkurt të vitit 2015. Dhe ultrasit e Romës duket se nuk e kanë harruar sulmin e tifozëve të Feyenoordit ndaj ‘Barcaccia’-n, një nga monumentet më të çmuar të kryeqytetit, qysh nga periudha baroke.

Një ideologji antisemite, tifozët e Feyenoordit kanë kultivuar gjithmonë simpatitë e ekstremit të djathtë. Huliganët e Feyenoord-it ‘Vak S’ vishen me të zeza dhe kënaqen duke shkaktuar bastisje të dhunshme, veçanërisht gjatë ndeshjeve jashtë vendit. Kjo e vërteton edhe vizita e tyre e fundit në Romë.

Pamjet e tifozëve holandezë të cilët shfaqen të veshura më të zeza në qendrën historikë të Romës në vitin 2015, u bënë virale, duke shkaktuar zemërim tek tifozët e Romës.

‘E urrej Roterdamin’ është një nga thirrjet që është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale dhe që dëgjohet më së shumti në rrugët e Tiranës, nga tifozët e Romës.

Ultrasit e Romës që kanë mbërritur në tokën shqiptare, janë edhe miqtë e Dinamo Zabgredit dhe Steaua Bukureshtit, të cilët madje kanë mbërritur në Tiranë për ti mbështetur.

Nga ana tjetër tifozët e Feyenoordit, dhunuan një shqiptar, vetëm sepse ai shprehu simpatinë për Romën në një lokal. ‘Blloku i zi’ i Roterdami kërkon një ‘luftë’ dhe pothuajse gjithmonë e gjen atë!

Nga viti 1974 e tutje, kur Feyenord fitoi Kupën Uefa-s kundër Tottenhamit të Anglisë dhe huliganët me të zeza i vunë zjarrin pjesës së jashtme të stadiumit. Tifozët e Feyenoordit, kanë bërë vazhdimisht një sërë trazirash. Në atë kohë grupi përbëhej nga fëmijët më problematikë që u rritën në periferi të Roterdamit. Tani përbërja është më e larmishme.

Po ashtu edhe tifozët e Romës nuk janë aspak paqësor nëse provokohen.  Ky është shkaku i incidenteve në Tiranë.

Përveç armiqve të hidhur të Tottenhamit, tifozët e Feyenoordi-t urrejnë edhe tifozët e Ajax-it. Të fundit që futen në listën e “armiqve”, bashkë me romanistët janë edhe ata të Marsejës.

Kështu vetëm tre javë më parë, me rastin e finales së mbajtur më 6 maj, i vunë flakën qytetit francez, duke shkaktuar shumë trazira.

Ashtu siç bënë në Romë shtatë vjet më parë, po bëjnë edhe në Tiranë sot! Romanistët nuk e kishin harruar zemërimin e tyre ndaj qytetit, ku hodhën shishe duke dëmtuar shatërvanin e Barcaccia dhe kundër shkallëve të Trinità dei Monti, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s.

Kjo është shkelja më e rëndë për një ultras, që e konsideron veten mbrojtës ekstrem i qytetit të cilit i përket. Mbrëmjen e së martës, në rastin më të parë, ata u përgjigjën duke u përfshirë në konfrontim në kryeqytetin shqiptar, e madje 80 ultras të Romës u kthyen pas në Itali, për të shmangur trazira të tjera.

*Përshtati në shqip nga La Repubblica Shqiptarja.com

Ora 18:58
Dessers vs Abraham, sfida e goleadorëve në finalen Tiranës

1653497984_roufey.jpeg

Dessers apo Abraham? Një sfidë brenda sfidës mes dy golashënuesve më të mirë të Conference League. Sulmuesi i Feyenoordit ka shënuar 10 gola deri në gysmëfinale, i Romës vetëm një më pak (9). Dita e madhe ka ardhur. Feyenoordi dhe Roma janë gati për të ndezur “Arenën Kombëtare” në Tiranë me synimin e final ngritjen e trofeut në përfundim të edicionit të parë të këtij kompeticioni.

Ballë për ballë dy “bomber” të padiskutueshëm, nga këmbët e tyre pritet të vendoset kjo finale. Sulmuesi i Romës, në sezonin e tij të parë në Itali, sido që të përfundojë, e ka kaluar provimin. Këtë e dëshmojnë shifrat: 27 gola në 52 ndeshje, 17 në Serinë A, 9 në Conference League dhe 1 në Kupë e Italisë. Nga nëntë “firmat” e nënshkruara në skenën evropiane, Abraham ka realizuar gjashtë në fazën e grupeve, kundër Zoryas dhe CSKA-së së Sofjes.

Megjithatë, në fazën eliminatore, sulmuesi i lindur në vitin 1997-ës ka shënuar gjithmonë në “Olimpico”, madje gola të rëndë.

Një sezon fantastik në aspektin personal edhe për sulmuesi ne Feyenoordit: 10 në Conference League (plus një në fazën paraeliminatore të Championsit, kur ende vishte fanellën e Genku), 9 në Eredivisie dje një në Kupën e Holandës. Abraham dhe Dessers kanë mbi shpatulla përgjegjësi të madhe./supersport

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?