Rithemelimi 2 orë protestë, tym e flakë para Kuvendit/ Militantët e Berishës përplasen me policinë, djegin goma! I prin Klevis Balliu dhe Sali Lusha (VIDEO + FOTO)

6 Qershor, 10:42| Përditesimi: 6 Qershor, 22:40

  • Share

TIRANË- Jo vetëm një grusht njërëzish, por edhe të lodhur. Me shumë gjasa nga thirrjet e përnatshme poshtë ballkonit të Berishës. Kjo është panorama e protestës së opozitës para parlamentit, paraditën e sotme, e thirrur pas publikimit të emisionit Rai 3 për Shqipërinë, e programuar 5 orë, por zgjati vetëm 2 orë

Pamjet me dron të sjella nga Report Tv dhe Shqiptarja.com janë tregues se thirrjet për një tubim masiv të Rithemelimit, nuk u dëgjua nga shumë demokratë.

Disa njerëz që herë pas here qëllojnë me mollë, ose tentojnë të thyejnë kordonin e policisë. Më tepër të dukët si lojë, sesa protestë. Protestuesit i janë drejtuar forcave të rendit duke i thënë: Jemi luanët e Sali Berishës, hapuni!

E pranishme dhe vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi e cila mban vëshur bluzën 'Free Berisha', duke treguar kështu dhe arsyen e protestës. 

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, Argita shihet në mes të protestuesve, e mbuluar me tymin e disa gomave që u vunë në flakë nga militantët e Berishës.

Para saj, Klevis Balliu i cili u kërkon të pranishmëve jo vetëm të gjuajnë me fruta a sende, por të shtyheshin tej kordonit të policisë. I njejti skenar si te protesta përballë bashkisë së Tiranës.

Edhë kësaj here nuk do të mungonte në tubim Sali Lusha. Ish-truproja e Sali Bërishës, nuk është më si dikur.

Vitet kanë kaluar, dhe Lusha është i lodhur. U afrohet policëve, por ashtu siç duket në pamje, shfaq pozicionin e njeriut që mendon; hajt ta kryejmë këtë gjë dhe sot.

 Policia bënte thirrje të shmangin forcën dhe dhunën, të mos përplaseshin. Në gadishmëri edhe trupat RENEA. Një autobot me ujë qendronte aty për çdo rast.

“Spray” lotsjellës u përdor në disa raste për të larguar turmën që shtyhej fizikisht drejt kordonit për të kaluar në ambjentet brenda Kuvendit. 
Tensione pati dhe brenda në sallën e Kuventi ku u kërkua rikthimi i Sali Berishës në grupin parlamentar të PD-së dhe mocion me debat për Ramën. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi Flamur Nokën. 

Ora 21:43
Protesta e Rithemelimit para Kuvendit, 10 të shoqëruar, mes tyre Klevis Balliu dhe Sali Lushaj

1717495057_protesta.jpg

Policia e Tiranës ka shoqëruar 10 persona në lidhje me protestën e kësaj të enjte përpara Kuvendit. Ata janë lënë të lirë pas shoqërimit ku fillimisht janë marrë në pyetje nga agjentët. U shoqëruan për aktet e dhunës, mosbindje ndaj policisë. Në mesin e të shoqëruarve janë Klevis Balliu, Sali Lushaj, krytari i PD Dega Kashar etj.

Ora 12:16
Sali Lushaj, 'besniku' i Berishës prin përplasjen e militantëve me policinë në protestën para Kuvendit

Sali Lushaj, ish truproja e Berishës është një ndër militantët e flakët që është në krye të përplasjeve fizike që protestuesit herë pas herë bëjnë me policët me qëllim që të çajnë kordonin për të hyrë në oborrin e Kuvendit. Ndërkohë një tjetër kordon policor është vendosur në gadishmëri disa metra larg, brenda në oborr.

Sali Lushaj nuk mungon në asnjë protestë të organizuar nga Berisha dhe është gjithmonë në ballë. Edhe në protestat para bashkisë së Tiranës ai ka qenë në krye të militantëve në tentativat e tyre për të krijuar përplasje apo tensione me policinë. 

Ora 11:59
VIDEOLAJM/ Protesta para Kuvendit/ Një polic ndihet keq, kolegët e ndihmojnë, i heqin skanfandën, i blejnë dhe ujë

Gjatë protestës së Rithemelimit ku ka dhe përplasje një efektiv policie është ndjerë keq. Shqiptarja.com sjell videon ku kolegët të veshur civilë i vijnë në ndihmë, i heqin skanfandën dhe i kanë blerë dhe ujë për tu qetësuar.

Ora 11:50
'O zot nga poshtë duken si ushtri me tigra nga lart më pak se brenda në Kuvend' Braçe ironizon protestën e Rithemelimit! Pamje të reja me dron

Shqiptarja.com  dhe Report Tv sjell pamje të tjera me dron nga protesta e organizuar sot nga Rithemelimi para Kuvendit.

Pjesëmarrja nga larg duket e vogël, ndërsa janë shpërndarë për tu dukur shumë.

Madje deputeti socialist, Erion Braçe me ironi thotë se 'ata që nga afër duken si 'tigra' nga larg duken më pak se në kuvend' duke nënkuptuar se tashmë mbështetja për Berishën ka rënë.

Foto: Pamje nga protesta e Rithemelimit, 6 qershor 2024
Ora 11:45
Protesta para Kuvendit/ Rithemelimi nxit militantët të përplasen me policinë, autoboti me ujë dhe një forca shtesë policore gati për të ndërhyrë

Një autobot me ujë dhe një grup I përforcuar i policisë ndodhet në oborrin e kuvendit për të ndërhyrë në rast se turma çan kordonin policor dhe hyn në oborrin e kuvendit.

Klevis Balliu paraprin protestuesve. Mes protestuesve dëgjohet dhe një zë që përpiqet të nxisë militantët të afrohen tek kordoni policor pasi 'askush s'ju prek dot me dore' thotë zëri, informon gazetarja e Report Tv Daniela Maloku e cila po ndjek protestën nga afër. 

 

Ora 11:40
Protesta e opozitës para Kuvendit, Argita Malltezi pjesë e tubimit

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar protestës që po zhvillohet ditën e sotme në ambientet para Kuvendit.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, Argita shihet teksa është në mes të protestuesve, e mbuluar nga tymi për shkak të djegies së disa gomave nga militantët e Rithemelimit.

 

Ora 11:33
Protesta jashtë Kuvendit, Klevis Balliu dhe militantët e Berishës përplasje të dhunshme me policinë

Me tensione është zhvilluar protesta jashtë Kuvendit, ku militantët e Berishës kanë hedhur gurë dhe shihe uji në drejtim të policëve.

Klevis Balliu ka udhëhequr përplasjen me policinë. 

Ata kanë tentuar të shtyjnë forcat e rendit për të çarë kordonin e ngritur në hyrje të Parlamentit, me qëllimin për të hyrë brenda oborrit të këtij institucioni.

Policia i bën thirrje protestuesve që të mos përplasen me efektivët.

Foto: Klevis Balliu dhe militantët e Berishës përplasje me policinë
Ora 10:52
SHIKONI VIDEON/ Militanti i Berishës i vë flakën gomave para Kuvendit, rrezikon dhe veten

 

Një militantë i Rithemelimit i ka vendosur flakën disa gomave para Kuvendit, ku po zhvillohet protesta e opozitës. Në një moment ai ka rrezikuar dhe veten pasi flaka shpërtheu dhe gati sa nuk i kapi krahun. Shikoni videon

 

Ora 10:33
Pamjet me dron/ Rithemelimi thirri protestë para Kuvendit, një grusht militantësh i përgjigjen

Protestuesit ndodhen para sheshit në hyrjen kryesore të kuvendit, ndërkohë që një kordon policor është vendosur në hyrje të Kuvendit.

Nga pamjet që Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell me dron një grusht militantësh duket që nuk janë të shumtë ata që i janë përgjigjur thirrjes për protestë.

E pranishme dhe Argita Maltllezi.

 

 

 

Ora 10:12
Protesta jashtë Kuvendit, militantët e Rithemelimit me goma me vete

 

Jashtë Kuvendit po mbahet një protestë e thirrur nga Rithemelimi pas episodit të dytë të RAI 3 për Shqipërinë.

Në këtë video që sjell Report Tv dhe Shqiptarja.com dallohen protestuesit e Rithemelimit me goma me vete.

Kujtojmë që me këtë skenar u paraqitën edhe në protestën para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit dogjën gomat para bashkisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 06/06/2024 23:07

    Sa kohe i lini verdalle zagaret prisni dhe ndotjen e qytetit..

    Përgjigju
  • sala: 06/06/2024 16:24

    sali lusha ti qesh e tu tall menderene - ore ca me shtyni mua prit ore te dal nga ana tjeter hahhahaha

    Përgjigju
  • servet: 06/06/2024 14:08

    Ka 33 vite qe shpellaret nuk heqin dore nga vrasjet,djegjet dhe dhuma....fatmirësisht qe shumica e opozitës e ka kuptuar qe nuk ecet me me NON GRATA dhe me malokeri.

    Përgjigju
  • Niku: 06/06/2024 13:50

    Mos e prekni me dore derrkucin Balliu so do qelbi me ere te keqe gjithe tiranen...

    Përgjigju
  • A...Zh: 06/06/2024 11:46

    Cfare halli pas majmunit ne Sauk, edhe keta...

    Përgjigju
  • Alb: 06/06/2024 11:41

    Grupi i berishes po spocorizohet nga agenture greke e serbe si ne 1992

    Përgjigju
  • Shkodrani: 06/06/2024 11:17

    NACUT e Shqiperise... hahahaha!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?