Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend

23 Maj 2022, 07:57| Përditesimi: 23 Maj 2022, 22:10

  • Share

TIRANË-  Në seancën finale për miratimin e marrëveshjes që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim, opozita ka vijuar me akuzat që pas këtij veprimi fshihet një koncesion. Deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se parku i Butrintit po jepet me koncesion për 10 vite për një fondacion privat, me anë të një modeli të koncesionit që nuk ishte par ëmë parë një gjë e tillë.

"Është shpikje shqiptare për të dhënë Butrintin me koncesion. KLSH i hiqet mundësia që mos të kontrollojë se çfarë po bën Fondacioni në Butrint, pasi është privat", tha Zhupa.

Nga ana tjetër, Sali Berisha vijoi akuzat për Fondin Shqiptaro-Amerikan, duke thënë se ka në plan betonizimin e Parkut.

"Fondi është autor i planit të menaxhimit dhe ka bërë një plan tjetër që nuk e publikon sepse nuk thotë këto që thotë plani i dytë. A ekziston konflikti i interesit, në këtë rast, a është një nga parimet madhore të korrupsionit", tha Berisha në Kuvend.

Edhe deputeti socialist Pandeli Majko ngriti në Kuvend shqetësimin e ndryshimit të kufijve ku një pjesë e kësaj pasurie është lënë jashtë.

"E hapa këtë vendim që zëvendëson 2002, dhe aty ka vetëm një paragraf mes të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave", tha Majko. 

Përballë këtyre akuzave, nga 'Foltorja' e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se ndryshimi i kufijve është bërë me kërkesë nga UNESCO për shkak të ndërtimeve pa leje pa kriter që u bën në kohën e Sali Berishës.

"Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO, në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje", tha Rama.

Ai tha se qeveria e tij, në ndryshim nga e kaluara ka shtuar zonat e mbrojtura, teksa ia bëri të qartë opozitës se ky plan për Butrinit është më i miri dhe se do ta votojnë nga bërë asnjë ndryshim në ligj.

"Ne jo vetëm nuk kemi ngrenë zona të mbrojtura, por i kemi gjetur të kafshuara nga ndërtimet pa leje, ne kemi zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura. (...)Ne do ta votojmë siç është ligjin për Butrintit dhe nuk mund të mbani asgjë peng", tha Rama.

Pavarësisht akuzave dhe debateve thuajse 2 vjeçare, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër projektligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit.

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkatuar shumë debate në Kuvend. 

Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhes. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

Ora 20:21
Miratohet marrëveshja për menaxhimin e Butrintit

 

Kuvendi ka miratuar marrëveshjen për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, me 75 vota vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim.

Ora 19:10
‘Rregullo cilësinë e diellit’: Xhaferaj-Ramës: Më përdor një lapsus të para 10 vitesh se nuk ke argumente

 

Deputeti demokrat i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit i përdori shprehjen ‘Do rregullojmë cilësinë e diellit’ që Ferdinand Xhaferaj e ka përdorur para disa vitesh në një fushatë elektorale.

Xhaferaj i tha Ramës se përdor një lapusus të tij para 10 vitesh se nuk ka argumente. Sipas tij, Rama e quajti raportin e DASH ‘copy paste’ pasi i ka djegur, për shkak se thuhej qartë që qeveria me grupet kriminale ka kërcënuar gazetarët. Xhaferaj tha se Edi Rama me Emiljano Shullazin kanë kërcënuar gazetarët.

“Të falënderoj se u bënë dy raste që më përmend një lapsus pas 10 viteve, i ka thënë sesi po e bëni Shqipërinë copë dhe t’i më kthehet me kundërargument me një lapusus para 10 vitesh. E mbylle ligjërimin tënde të gjatë me SHBA dhe shumë mirë bëre. Para një muaj ka dalë një raport i DASH dhe juve ngaqë ju kishte ndjekur shumë e quajtët ‘copy paste’. Aty ka pasur një shprehje që iu ka djegur, ‘qeveria shqiptare dhe grupet kriminale kanë kërcënuar shqiptarë. Pra, Edi Rama dhe Emilajno Shullazi kanë kërcënuar gazetarët ky jeni ju, jo sipas Xhaferrit po sipas dash.

Ora 18:54
Rama-opozitës: Shembeni PD si Teatrin dhe ngrini një të re se i latë demokratët rrugëve, po i shkojnë nga pas një lecke të damkosur nga SHBA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike në zgjedhjet e një ditë më parë, 22 maj 2022. Nga 'Foltorja' e Kuvendit, Rama "u tregua zemërgjerë" duke këshilluar PD-së, sipas së cilëve "duhet shembur e gjitha nga e para", njësoj siç është bërë me Teatrin. Ai shtoi se në këtë situatë, demokratët janë bërë për gjynah, pasi po mbështesin Sali Berishën, të cilin Rama e identifikoi si "një leckë" të damkosur nga SHBA për korrupsion.

"Thoni pse se bëtë stadiumin siç ishte, ku pas një ngrehine e një kohe X transformohet, ata që vijnë në kohën Y thonë ta bëjmë siç ishte. Kjo nuk ekziston, përveç se në filma, pse se bënë anglezët Wembly-n siç ishte, ju s'po bëni dot PD siç ishte, dhe s'keni për ta bërë dhe po se bëtë si me Teatrin që ta rrëzoni nga e para, do ju zërë brenda. Dallimi me të shëmtuar dhe të bukurës është shumë i rëndësishëm dhe aty ndahen shumë gjëra, për të kuptuar se ça ndodh sot dhe dje. Shembeni PD si Teatrin, dhe ngrini një të re se është gjynah i latë demokratët rrugëve, nuk dinë kujt t'i shkojnë nga mbrapa, dhe turp t'i shkojnë dikujt që ka damkën për korrupsion nga SHBA, mëkat i madh", tha Rama.

Ky reagim vjen një ditë pas zgjedhjeve të mbajtura nga Komisioni i Rithemelimit, ku Sali Berisha fitoi në garën që kishte me Ibsen Elezi, duke u rizgjedhur kryetar i PD-së me 93.45% të votave.

Ora 18:51
Tabaku: Ngrini Komisionin të posaçëm për investitorët strategjik! Rama: A jeni në terezi?

 

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka ripërsëritur kërkesën e opozitës për Komision të posaçëm për investitorët strategjik.

"Foli për çdo gjë, po vetëm për Butrintit jo, ngrije komisionin për investitorët strategjik dhe aty do shohësh ca lidhje kanë këto vendime për zonat e mbrojtura, e thjeshtë është shumë,  këtu po diskutojmë për korrupsion, sa herë vjen një projekt ndiqni procedurën normale", tha Tabaku.

Një gjë e tillë për Ramën, është absurde pasi do të largonte investitorët.

"A jeni në terezi ajo, si mund të bëhet kjo, apo thjesht që investitorët të ikin nga sytë këmbët dhe të mos kthehen në Shqipëri, pa filluar punën. Kur bëhet fjalë për investitor strategjik të cilët kërkojnë, investojnë në private, këtu jemi në një fushë tjetër. Flamurin e barbarisë e keni në sallë, e keni ju prej 30 vitesh që nuk iu ndahet nga koka, ato ndërtime pa leje nuk janë një ngjarje sporadike, janë një ideologji e tërë dhe Ksamili, ka qenë brenda kufijve të parkut, po doli se realiteti në terren ndryshoi, është e drejta e qeverisë që të heq një zonë, por që në këtë rast nuk ka ndodhur, pse ju shkon mendja te korrupsioni, ku këtu fare mirë mund të bëhet një debat", tha Rama.

Ora 18:50
Rama ironi me Xhaferajn: Bëni gati aleancën për amfiteatrin se do ta gllabërojmë, pastaj ju do përmirësoni cilësinë e diellit

 

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë me opozitën në Kuvend sa i përket investimeve që qeveria po bën. Rama ironizoi opozitën duke i thënë që të bëjnë gati alencën e amifiteatrit, njëjtë siç bënë me teatrin, pasi do ta ‘gllabërojnë bashkë me fonin shqiptaro-amerikan për të bërë një vepër tjetër.

Rama ironizoi edhe deputetin demokrat Ferdiand Xhaferaj i cili ndërhyri, duke i thënë se pasi të mbrojë investimet do vijë Xhaferaj të ‘përmirësojë cilësinë e diellit.

“Aleancën e aminfeatrit bëjë gati se do vijmë për të krijua një zonë bashkë me fondin shqiptaro amerikan, ta gllabërojmë ta heqim nga duart e ilegalëve që e kanë mbajtur nën peshën e tyre, do bëjmë një vepër tjetër. Kur t’i mbarojmë të gjitha do vini ju dhe do përmirësoni cilësinë e diellit”, tha Rama.

Ora 18:44
Rama-opozitës: I vetmi problem që kam me teatrin është që nuk e prisha dot më para, mori peng 20 vjet skenën kombëtare

 

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për Teatrin Kombëtar, duke iu drejtuar opozitës që duhet ta kishte prishur më para se ka marrë peng skenën kombëtare pasi asnjë trupë e huaj nuk pranonte të vinte të luante. Rama tha se pas ndërtimit në teatër do të organizohen evente ndërkombëtare.

“I vetmi problem që kam unë me teatrin është që nuk e prisha dot më para, i deshën 20 vjet të humbura kot për një paçavure që nuk asnjë vlerë dhe që e mori peng 20 vjet skenën kombëtare, asnjë trupë e huaj nuk pranonte të vinte të luante. Edhe aty do ndodhë e njëjta gjë, në teatrin do ketë festival ndërkombëtare teatrosh, do ketë evenete ndërkombëtare që nuk mund të imagjinohet të ndodhin në atë karakatinën që mbroni ju çdo gjë mbroni ju duhet shkatërruar, mjaftonte dëgjosh juve dhe bëj të kundërtën e asaj që thoni ju, deri tani nuk iu kam parë ti dilni në mbrojtje një gjëje që duhet mbrojtur. Nuk tregoni dot se çfarë monumenti kulture mbrojtët, çfarë pjese të trashëgimisë kulturore shpëtuat.  

Ora 18:36
Rama: 'Qemal Stafa' ishte stadium 'Non Grata' nga UEFA, sot luhet një finale europiane! Kjo flet vetë

 

Kryeministri Edi Rama nga "Foltorja" e Kuvendit ka folur edhe për stadiumin kombëtar. Teksa deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se me shembjen e stadiumit "Qemal Stafa" është shkatërruar identiteti i Tiranës, Rama iu përgjigj duke thënë se ai stadium ishte 'Non Grata' nga UEFA, sot në të luhet një finale Europiane.

"Stadiumi "Qemal Stafa" ishte sheshi i përdhunimit të një ikone, ikona është aty, e gjithë tribuna qendrore që është e vetmja gjë e mbetur autentike nga projekti dhe e ndërtuar nga italianë, hiq relievet e përdhunimit mbi të që i mori buldozeri është aty, pjesa tjetër ishte shto ujë e shto miell në kohën e komunizmit dhe nuk kishte lidhje me arkitekturën origjinale dhe fakti që sot aty nga një vend i trishtuar i braktisur i ndodhur ku gjenin strehë makinat e vjetra që shkonin të ndërronin gomat dhe ato që laheshin, dhe stadiumi kombëtar ishte 'Non Grata' dhe tani luhet një finale europiane, flet vet", tha Rama.

Ora 18:35
Rama: Ne zgjeruam zonat e mbrojtura duke futur Lumin e Vjosës, mbrojtëm çfarë mundëm nga Valbona që ju e dhatë për HEC-e

 

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës se po shkatërron Zonat e mbrojtura. Ai tha se qeveria e tij i ka zgjeruar këto zona të mbrojtura që deri dje kërcënoheshin nga qeveria e atyre që sot janë në opozitë.

"Fola për Butrintit, po mbase nuk e keni pasur mendjen dhe fola pasi foli një parafolëse e cila ngriti akuza të caktuara, por megjithatë nuk ka problem unë këtu jam dhe ju sqaroj, lidhja që bëni ju shkak pasojë është një lidhje që nuk bazohet në asnjë fakt. Fakti është që deri 2018, harta e zonave të mbrojtura ishte e pandryshuar. Në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime për shkak të stimulimit masiv të ndërtimeve pa leje dhe lidhja juaj është për fat të keq lidhja që iu bashkon në kulturën e të bërit debat, bëni një lidhje për akuzë, nuk e di ca keni me investitorët strategjikë, por dihet se për ca duhen, por 2 shembuj do të jap. Njëri shembull është që nga harta e parkut të Butrintit është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit dhe heqja e asaj pjese, një urbanizim i imponuar nga koha është bërë me një logjikë të caktuar nën monitorimin e UNESCO e cila kërkoi rishikimin e zonave të mbrojtura për këto arsye dhe ne jo vetëm nuk kemi ngrenë zona të mbrojtura, por i kemi gjetur të kafshuara nga ndërtimet pa leje, ne kemi zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura që nga lumi i Vjosës duke ndaluar leje HEC të dhëna prej jush, kemi vënë në mbrojtje çfarë mundëm të shpëtomë nga lumi i Valbonës ku ju dhatë 11 leje, ne gjetëm 2 të filluara dhe të tjerat i bllokuam, kemi gjithë zonën e Thethit që bashkohet me Parkun Kombëtar dhe luginën e Shalës Park Natyror, po ashtu kemi Munellën që shpallet Park Kombëtar Syri i Kaltër, shpallja e këtyre ka ardhur si rezultat i agresion potencial mbi to për shkak të lejeve të dhëna nga ju", tha Rama.

Ora 18:21
Rama i përgjigjet Berishës: T’ju rrojë flamuri me damkën në lule të ballit! Do ta votojmë siç është ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

 

Kryeministri Edi Rama tha se projekti i ri i Butrintit e trashëgiminë tonë kulturore në një nivel tjetër, teksa tha se është mësuar me akuzat që bën opozita. Sipas Ramës të njëjtën gjë kanë bërë me stadiumin, të njëjtën dhe me Teatrin.

"Kur dilni ju e flisni sesi fondi shqiptaro amerikan do u grabisë, është për të kërkuar ndjesë. Gjithë këtij plani ju thjesht i merrni të keqen ne do vazhdojmë të bëjmë gjënë  e duhur se e fut trashëgiminë tonë kulturor në një zonë tjetër komplet është me shumë rëndësi që AADf merr përsipër të hyjë në këtë punë, siç është me shumë rëndësi.

Ju ishit që thonit të bëjmë të njëjtën gjë edhe për stadiumin, juve çuat kombëtaren në emigracion se shkohet stadium për të luajtur  kompeticionet ndërkombëtare, ju flisni akoma për zhvillim e korrupsion.

Ju që e keni damkën në ulë të ballit nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë dhe damkën e keni bërë flamur. Pasnesër në stadium nesër s’duhet të shkeli po të kem një fije karakter, po ju s’keni. Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në Teatrin e Ri kombëtar, siç u bë stadiumi do të bëhet edhe Teatri, dhe të gjithë aleancat që krijoni ju mbajeni me shëndet se nuk i duhet dreqi, dhe rrotullohuni sa të doni dhe t'ju rrojë flamuri me lule të ballit që e keni tani se gjë tjetër nga ky vend nuk keni ca i merrni dhe ca i jepni, ne do të votojmë dhe do i bëjmë gjërat sic i bëjmë dhe ju nuk mund të merrni peng asgjë, koha e pengmarrjes ka marrë fund dhe jeni aty ku e keni merituar, jeni peng i vetëvetes, këtë keni dashur e keni arritur dhe të rroni vetë të gjithë bashkë", tha Rama.

Ora 18:20
Rama: Kufijtë e Butrinitit u rishikuan me kërkesë të UNESCO, kishte ndërtime pa leje! Projektit të fondit shqiptaro-amerikan t’i merrni të keqen

 

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për parkun e Butrintit ku tha se rishikimi i kufijve u bë me kërkesë të UNESCI për shakah të ndërtimeve pa leje që ishin ndërtuar në hapësirën e tij. Duke iu referuar kohës kur PD ka qenë në pushtet, Rama tha se dihet kush i lejoi këto ndërtime pa leje në zonën e Butrintit.

Kreu i qeverisë u ndal edhe në projektin e fondit shqiptaro-amerikan, ku i tha opozitës që t’i marrin të keqen, për shkak të debateve që kanë ngritur sot në Kuvend.

“Isha lajmëruar për një seancë tjetër, dhe as nuk e imagjinoja që seanca për Butrintin do të zgjatej kaq shumë dhe që do të ishte kishte shumë admirues, mbrojtës, të flakët ndër ata që janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për dëmet që janë shkaktuar. Jo vetëm Butrintit, por dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke qenë se u përmenda pa reshtur nga parafolësi, dëshiroj të them pak fjalë. Së pari; parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë.

Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO, në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje. Arkitektët dhe urbanistët dihen se kush janë. Ne kemi ende personazhe në Kuvend që thonë Bathore është mrekullia e 8 e botës. Kjo ishte një vlerë e shtuar e mrekullive të botës, pavarësisht se njerëzit aty vuanin pasojat e një lumi të tillë ndërtimesh kuturu. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin.”, tha ai.

Ora 18:04
Balla i përgjigjet Berishës: Butrinti pronë e shtetit! 'Non grata' e nxori kokën sot, iu turr Fondacionit Amerikan

 

Kundërpërgjigja për Sali Berishën i cili tha se Parku i Butrintit po jepet me qëllim që të ndërtohen vila, ka ardhur nga Taulant Balla. Balla ka akuzuar se të gjithë personat të cilët janë kundër marrëveshjes, nuk i intereson Butrinti. Akuzat e tij për Fondin Amerikan, për Ballën janë të qëllimshme që vijnë nga një njeri i shpallur 'Non Grata'

“E ka marrë mbështetjen e shumicës është votuar dhe është një prej marrëveshjeve që i bëjnë mirë vendit tonë, do të rrisin turistët që do të vijnë të shohin këtë pasuri të madhe kombëtare. Hyri në terma dhe në çështje që as nuk i merr vesh as nuk i kishte kuptuar e as nuk do ti kuptojë, të ngatërrosh zonën e mbrojtur natyrore e të thuash do ndërtohen vila, zot na ruaj mendjen.

Një gjë është konfuzioni i këtij diskutimi. Asnjëri nga ju që jeni kundra nuk keni pasur merak për Butrintit. Gjëja e fundit që ju shkon në mend është Butrinti. Më vjen keq që një pjesë prej jush u mor peng nga non-grata e madhe që e nxori kokën sot, sepse iu turr fondacionit amerikan.

Sa ju thash që kur të vijë kompania amerikane, do dilni kundër. Por ky është fondacioni shqiptar Kemi bërë me këtë fondacion punë të mira. Fondi është dekoruar, lartësuar kur zotëria ka qenë kryeministër. Por fondi nuk bën sot, se e ka emërtesën amerikan. Nuk bën! Po ta kishte emërtesë tjetër, nuk do të ishte këtu. Por keqardhja ime është se pse ju të tjerët i shkuat pas? Pse ratë pjesë e presionit. Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Koha do të tregojë se investimet që do të behën sipas kontratës. Ai është kundër po pa amerikanë. E kam me ju këtu, me ju që votoni kundër këtu sot?! Ça ka Amerika që duhet votuar kundër? Butrinti ka qenë dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar”, tha ai.

Ora 18:03
'Mos u bëni mashë për të kënaqur ambiciet e Ramës', Berisha-Margaritit: Je shumë e egër me punonjësit! Mund të jesh në Bord, por je ministre e Kulturës

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend  ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ai thot se në këtë zonë është parashikuar që të ndërtohen vila, duke thënë se po rrëmbehen toka për të bërë ndërtime.

“Sot diskutohet për një nga çështjet më me rëndësi, diskutohet për Parkun e Butrintin, që ka një pasuri ndoshta si në asnjë park tjetër në Europë dhe më gjerë. Në vitin 2005 pas një studimi nga qeveria paraardhëse të një grupi të gjerë specialistësh, u vendos që Parku i Butrintit të shtrihet në zonën A1 e cila është zona Rama me pasuri të jashtëzakonshme. Kemi edhe zonën A2 me biodiversitetin më të lartë në Europë, Kepi i Stillës. Çfarë ka bërë Rama për pasurinë kombëtare, ai ka  shfrytëzuar një plani menazhimi të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut zonat e tjera. Ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, restorte turistike në Gjirin e Manastirit. Zotërinj të fondit nuk ju takonte të shndërroheshit në mashë për të kënaqur ambiciet e tij, unë kam respekt për kontributin e tyre në Shqipëri, por zotërinj keni që ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që  protestonit, përse u zgjerua rruga. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetën, për të rrëmbyer toka dhe për të bërë ndërtime. Këtu është problemi i kësaj marrëveshje që do shkojë në histori si një nga marrëveshjet më korruptive. Fondi është autor i planit të menaxhimit dhe ka bërë një plan tjetër që nuk e publikon sepse nuk thotë këto që thotë plani i dytë. A ekziston konflikti i interesit, në këtë rast, a është një nga parimet madhore të korrupsionit", tha Berisha në Kuvend. 

Gjithashtu Berisha është treguar i ashpër edhe ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti, duke iu drejtuar " Je shumë e egër me punonjësit"

“Shkruhet se je e shumë e egër me punonjësit, qenia jote në bord për dy vjet dhe me emër të akuzon shumë rëndë. Ti mund të jesh në Bord por je ministrja e Kulturës dhe ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja e Kulturës është anëtare Bordi kurse marrëveshje shkrua se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, tha Berisha.

 

Ora 14:33
Menaxhimi i Butrintit, Denaj-Zhupës: Vazhdoni me të pavërteta për tjetërsim pronash! Është e tepërt të flasësh që po i jepet privatit

1653310106_aniladena.jpg

Deputetja e PS, Anila Denaj foli për menaxhimin e Parkut të Butrintit duke e nisur me një koment për deputeten demokrate Ina Zhupa, të cilës i thotë se meriton më shumë respekt se zhurmuese. Ndër të tjera theksoi se duhet dhënë me menaxhim në mënyrë që të përballojë numrin aktual dhe të ketë higjenë, ndaj nuk është e rëndësishme që të diskutohet se po i jepet privatit.

"Meriton më shumë respekt sesa zhurmuese në komisione dhe këtë foltore. Nuk e di kush është dakord për atë ambient jashtë, për jetëgjatësinë e udhëtimit të vizitës në park apo për higjenën që duhet për të përballuar numrin aktual, e jo më atë që do të vijë. Sistemi i menaxhimit nuk është ai që duhet, ndaj është konsultuar dhe me fondacionin për menaxhimin e Butrintit është vënë në vëmendje të shumë projekteve të viteve të ardhshme. Unë kam vlerësuar modelin e zhvillimit ekonomik në këto zona, sidomos në ato që janë pazare. Të flasësh që po i jepet privatit është e tepërt, por të diskutosh që nuk ke parimet bazë. Vazhdoni me të pavërteta për tjetërsim pronash", tha Denaj.

Pas ministres e mori sërish fjalën deputetja e PD duke i kërkuar deputetit Niko Kuri që të mos votojë për hir të banorëve të Sarandës dhe të trashëgimisë kulturore.

Ora 14:23
Menaxhimi i Butrintit, Majko: Në marrëveshje nuk u përfshi vendimi i vitit 2002

1653309091_majko.jpg

Pas protestës së një përfaqësie të shoqërisë civile para Kuvendit, ku kërkonin që të anulohej projekt-ligji i marrëveshjes për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, Majko foli nga foltorja e Kuvendit duke treguar ndryshimet që ka pësuar marrëveshja dhe tha se nuk është përfshirë vendimi i Këshillit të Ministrave.

 “Nga një vlerësim i kujdesshëm i marrëveshjes vura re që në marrëveshje nuk është përfshirë vendimi i këshillit të ministrave të vitit 2002, për shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit zonë natyrore të mbrojtur përfshirjen e tij në listën e digatinave me rëndësi ndërkombëtare në veçori të habitateve të shpendëve ujore.

Ndarjet e zonave të Butrintit janë bazuar te ky vendim i këshillit të ministrave. Ju keni marrë vendimin e këshillit të ministrave të miratuar në 2022, 2 muaj përpara. E hapa këtë vendim që zëvendëson 2002, dhe aty ka vetëm një paragraf mes të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave.  Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së Butrintit, nga 9400 në 8200 hektarë.

Tani plani i menaxhimit koncepti i marrëveshjes është bërë në bazë të vendimit të vjetër të 2002 ndërsa marrëveshja është bërë në bazë të një marrëveshje që ka kaluar para 2 muajsh”, tha Majko mes të tjerash.

Ora 14:14
Projektligji për Butrintin, Zhupa: Marrëveshja shpikje shqiptare, po e jepni me koncesion për 10 vite te një fondacion privat

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se qeveria po e jep Butrintin me koncesion një fondacioni privat.

‘Nuk ka lidhje me realitetin. Po japin Butrintit me koncesion një fondacioni privat. Ky model nuk ekziston në asnjë vend të botës. Na thanë se është si Versaja dhe hyra dhe e pashë dhe me dekret, Versaja është një fondacion publik i cili ka privat brenda, por e ka në Raport nga 18 anëtarë të bordit, 4 janë të privatit. Ku e gjetët këtë model. Nuk ka shtet të papërgjegjshëm që ja kalon trashegiminë kulturore një privati. 4 persona të bordit janë individë privat, pa asnjë funksion shtetëror. Është shpikje shqiptare për të dhënë Butrintin me koncesion. KLSH i hiqet mundësia që mos të kontrollojë se çfarë po bën Fondacioni në Butrint, pasi është privat. Fondacioni që do të zbatojë menaxhimin thotë se unë do ta marr Butrintit se do të japë 5 mln dollarë. Butrinti prodhon për 10 vjet 60 mln dollarë.’Historia dhe identiteti jonë nuk mund të jepet me koncesion- tha Zhupa.

Ora 14:00
Marrëveshja për Butrintit, ministrja e Kulturës: Duhen shtuar më shumë shërbime! Do të hapet një qendër për kërkimet shkencore

 

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në fjalën e saj në Kuvend ka shpalosur projektligjin për marrëveshjen për parkun Kombëtar të Butrintit. Ministrja tha se Fondacioni që do ta menaxhojë është një Fonacion shqiptar, ndërsa tha se duhen shtuar sa më shumë shërbime.

‘Fondacioni për menaxhimin e Butrintit është një Fondacion Shqiptar. Mirë administrim do të thotë përdorim sa më i mirë i aseteve. Është e vërtetë që komuniteti jeton në brendësi të këtij potenciali. Është një optimizëm i të ardhurave që sjellë Butrinti. Duhen shtuar më shumë shërbime për vizitoret. Po flasim për një pasuri botërore. Është pjesë e mikpritjes ajo që duhet t’i shtohet Butrinti një qendër viztorësh. Aksesueshmëria është një e mirë e komunitetit. Do të ketë një hartim akademik dhe shkencor për kërkimet. Mirë administrim do të thotë se të gjitha fondet që do të administrohen në Butrint do të investohen për parkun. Janë shpifje që vijnë për ngjyrosje politike. Marrim sitet tona kombëtare ti shpalosim për propagandë. Ky projektligj do t’i diskutojë të gjithë personat e përfshirë sipas një plani afatgjatë,. Në Butrint do të ngremë shkollat e kërkimit shkencor.’- tha Margariti.

 

Ora 13:28
Tabaku përplaset me ministren e Financave: Manipulon shifrat e INSTAT, harrove të lexosh fjalimin e Ekonomit dhe Spiropalit! Balluku: Thua gënjeshtra dhe pastaj ikën

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka debatuar me deputeten e PD, Jorida Tabaku për situatën ekonomike në vendin tone. Sipas ministres, Ibrahimaj tha se po fliste për gënjeshtra, jo për shifra që publikohen ndërsa i bëri me dije se nuk kuptohet asgjë nëse e krahasojnë buxhetin e shtetit me atë të detit.

"Këtu është bërë zakon që flasin për cfarë duan dhe flasin për gënjeshtra. Nëse buxheti i shtetit duket si i detit, nuk i kuptojmë dhe shifrat. Juve nuk flisni për ekspertizën e punonjësve që punojnë, i cili përshëndetet nga Eurostad dhe është arsye pse ka shifra të njëjtat që publikohen. Për çfarë politikash fiskale mund të flisni kur të ardhurat ndaj GDP, dikur ishin 24.2%, ndërsa sot 28,7%. Pra performanca nuk mbahet me mendime, idera, supozime e gënjeshtra por me shifra. Rritja ekonomike që i referoheni një periudhe stagflacioni se nuk e di ku e keni mësuar, në 2013 ishte 1% ndërsa në 2021 ishte 8.5%. Parashikimet e FMN presin rritje, ndryshe nga ajo që thoni ju. Ju gënjeni për shifrat, për parashikimet, kur thoni që si kemi ardhur në ndihmë shtresave në nevojë", tha Ibrahimaj.

Ndërsa Tabaku mori fjalën për replikë duke i thënë se harroi të lexojë të njëjtën gjë si Ekonomi dhe Spiropali dhe shtoi se duhet të kuptojë për shifrat  dhe për reformat në energji, jo të gënjejë.

"Ministrja është personi që filloi të manipulonte e para shifrat e Instat. Duhet të kesh kurajo të madhe. Dhe ndonjë lapsus mund të bëhet kur flet. Në vend të shtetit mund të thuash detit por kështu sic është bërë tek ju, është bërë deti kos. Gabime mund të ketë bërë PD plot, por leje për të miratuar buxhetin e shtetit në oligark siç merr ti, nuk ka marrë kurrë. Gënjeshtra, manipulime me shifrat e buxhetit sic bën ti kur sjell buxhetin nuk ka bërë kurrë, asnjëherë. Unë nuk bie në parodinë tënde të krahasimit me 2013,  vetëm harrove të thuash fjalimin e Milvës, se e kishte Milva e mori Elisa, besoj të takonte ty radha për ta thënë, por krahasimet me 2013 besoj që mund t’ia lësh dikujt tjetër që ti bëj. Di më shumë se kaq për të gënjyer paturpësisht, di të lexosh deklaratën e Fondit Ndërkombëtar, siç flet kundra amnistisë fiskale dhe për reformat në energji, sektori që është bërë çorap. Duhet të kesh kurajo. Duhet të kuptosh, por nuk kupton", tha Tabaku.

Pas debatit, mori fjalën ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, sipas së cilës Tabaku thotë gënjeshtrat që i vijnë në mendje dhe largohet. Ndaj i bëri të qartë se nuk ka pasur në asnjë moment ndërprerje të energjisë dhe nuk është prekur çmimi pavarësisht krizës.

"I kërkova fjalën ministres së financave për ti kthyer përgjigje Tabakut e cila ka një zakon të keq pasi thotë të gjitha gënjeshtrat që i vijnë në mendje merr çantën dhe ikën. Flet për energji në vitin më të rëndë botëror të fushës energjetike. Çmimi i gazit për shkak të konfliktit të Ukrainas ka kërcyer në limite historike të larta dhe si rrjedhojë ka një kosto më të lartë. Shqipëria po kalon një vit të thatë, Jorida dhe kushdo tjetër nuk mohon dot faktin se pavarësisht krizës dy gjëra kemi bërë ne që qeveria e Tabakut nuk i bëri:

1, Nuk kemi prekur çmimin pavarësisht krizës

2. Nuk ka pasur për asnjë moment ndërprerje të energjisë ashtu siç e kishim premtuar", tha Balluku.

Ora 12:01
Berisha thirrje gazetarëve: Denoncoj shkeljet, të bëjmë një aleancë të re për transparencë të plotë! AMA, institucion i censurës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në Kuvend për raportin e AMA-s duke thënë se Rama dhe 'peng Basha' emëruan njerëzit e tyre të besuar në krye të institucionit. Ndër të tjera e cilësoi AMA-n istitucion censure që duhet të jetë më i pavarur.

"Sot debatohet për një institucion, i cili me të gjithë potencialin e tij dëshmoi se është i gatshëm të funksionojë si institucion i censurës. Si asnjëherë në ekzistencën e tij, Edi Rama dhe mjerisht peng Basha emëruan kryetar dhe zv.kryetar njerëzit më të besuar të tyre. Në vend që ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur ose gjysmë të pavarur të mediave, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka patur këtë shkallë ekstreme politizimi, megjithë kërkesën, insistimet e mediave, e institucioneve ndërkombëtare që ky institucion të jetë i balancuar, të jetë më i pavarur, më i paanshëm, ndaj dhe nuk ia vlen t'i kushtosh as dhe një minutë më shumë institucionit të AMA, por do të ndalem në gjendjen dramatike për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri", tha Berisha.

Ndër të tjera cilësoi Ramën dhe Veliajn si armiqtë e fjalës së lirë dhe i bëri thirrje gazetarëve të bëjnë aleancën që gjithcka të jetë transparente.

"2 janë armiqtë kryesor të fjalës së lirë në Shqipëri, njëri quhet Edi Rama, i cili përvec sjellejes së dhunshme verbale, ndëshkimeve absurde ndaj gazetarëve, krijoi dhe ministrinë, agjensinë e dizinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike. Me fjalorin e tij është bërë i famshëm dhe në Europë me ndëshkimet ndaj gazetarëve deri tek remineshencat e fëmijërisë së tij kur gjyshja "mos u zgërdhij si budalla", ai i thoshte gazetarit se gjyshja më ka thënë se nga buzët e budallait dalin vetëm buzëqeshje. Po aq armik i fjalës së lirë është Erion Veliaj. Denoncoj shkeljet e rënda dhe duke i bërë thirrje gazetarëve që në një aleancë të re të bëjmë gjithçka për transparencë të plotë dhe për t'i dhënë duart sa më shpejt këtij regjimi autokratik", tha Berisha.

Ora 11:30
Menaxhimi i Butrintit, Zhupa vesh bluzen e personalizuar në Kuvend: Historia nuk jepet me koncesion!

1653298326_Screenshot1210780x405.jpg

Deputetja demokrate, Ina Zhupa është ndër zërat më kritik për "Butrintin" pasi ka pasur përplasje të ashpra me ministren e Kulturës Elva Margariti. Sot do të votohet projektligji për “Butrintin” që do të kalojë në administrimin e një fondacioni shqiptaro-amerikan, ndërsa Zhupa ka zgjedhur të shkojë në parlament e veshur me një bluze të personalizuar.

Në bluzen e saj shkruhet: “Historia nuk jepet me koncesion”, e shoqëruar me një foto nga parku i Butrintit. Ndër të tjera, Zhupa shtoi se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë mendimin nga asnjë arkeolog, ndërsa nuk kanë as aprovim nga UNESCO.

Ora 11:28
Menaxhimi i Butrintit, Berisha: Akt i madh korruptiv, mbrojtja e tij e detyrueshme për çdo shqiptar

 

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një prej akteve korruptive më të mëdha në vend projektin e 1menaxhimit të Parkut të Butrinti.

“Shtratit nënujor i pasur me gjetje arkeologjike nga më të çmuarat. Pra mbrojtja e Butrintit është imperative për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk do të mundet të sillet me Butrintin sikur të ishte plaçkë e Kolekajve apo pronë e tij. Ajo është një nga pasuritë më të çmuara të shqiptarëve. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut ata kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt. Unë do të përdor të gjithë zërin tim kundër këtij projekti. Ky është projekt shkatërrimtar për një pasuri përrallore të kombit shqiptar”, tha Berisha.

Ora 10:32
‘Butrinti’ diskutohet në Kuvend, Apollon Baçe në protestë: Parlament njësustësh! Hodges antishqiptar, ka pretenduar se Sarandën na e falën! 60 mln fitime do i kalojnë Fondacionit

Në pragun e Parlamentit ku diskutohej marrëveshja për administrimin e Butrintit, akademiku Apollon Baçe e një grup aktivistësh bënë protestën e tyre.

“Po ndodh njësoj si me inceneratorët, ato djegin plehrat ky ligj për Fondacionin djeg pasurinë kulturore”, thotë akademiku Apollon Baçe.

Baçe hodhi poshtë, edhe argumentimin e mazhorancës se fondi 6.18 milionë dollarë i angazhuar nga AADF, në një kohë që Shqipërisë i duhet të shtrëngohet tek kursimet, do të shërbejë në të mirë të trashëgimisë kulturore në Butrint.

"Butrinti sot paguhet 2.1 milionë dollarë (Kjo është shuma që duhet të transferohet nga qeveria në Fondacionin e Menaxhimit të Butrintit) dhe thuhet se do futet afro 6 milionë euro nga ana e këtyre të AADF. Pyetja që shtrohet është, ku do yë venë?!  Nuk lejohet të futet asnjë lekë më tepër, meqenëse është e ndaluar nga ana e UNESCO-s  atëherë këto janë lekë që do përdoren për disko për bare dhe e bukura është se 1/3  do ta paguajë populli me lekët e tija”, thotë arkeologu.

Nëse menaxhimi përmes OJF-ve, do të kishte qenë një model suksesi, atëherë sipas Baçes do të ishte aplikuar edhe në vendet fqinje, ku në fakt menaxhimi është i përqendruar në dorën e shtetit.

“Giora Solar që është numri një në botë thotë se nuk ka ndodhur ndonjë herë tjetër dhe Fondacioni të jetë ai që do të përfitojë nga ky ligj. Këtu do kemi përfitim diku te 60 milionë  lekë në vit që do t’i kalojnë këtij Fondacioni. Ligjet e UNESCO-s dhe Konventa e Parisit  e ndalojnë diçka të tillë. Këtu është një parlament njësustësh ku shtypet susta  dhe ngrihet dora.”, thotë Baçe.

Sa i përket detyrës që i është dhënë arkeologut britanik Hodges si palë e tretë, që të ruajë balancën midis Fondacionit dhe Ministrisë, si bashkëthemelues, akademiku hedh dyshime mbi qëllimet e tij.

Në fakt studimet e Hodges lidhur me Butrintin, janë përdorur edhe në Marrëveshje, si referenca kryesore, ku specialistët vendas pretendojnë se janë shpërfillur.  Ndër të tjera në këtë plan menaxhimi shkruhet se “Në veçanti, grekët e shohin Butrintin si një magnet të fuqishëm për zhvillimin e turizmit në pjesën veriore të vendit të tyre”...

“Nuk ka të bëjë fare shteti shqiptar në të gjithë këtë, por Richard Hodges, i cili nëpërmjet të tjerëve , jo vetëm për Butrintin që nëpërmjet të tjerëve thotë është grek. Por, thotë “ Saranda,  ky qytet i bukur që fuqitë e mëdha ja falën gabimisht Shqipërisë”. Pra në krye të Fondacionit vihet një antishqiptar. Ky do bëjë një lëmsh se nuk është as specialist! Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafir, nga ana tjetër fitimet i kalojnë Fondacionit jo shqiptarëve”

Baçe rrëzon edhe pretendimin, që shkruhet në marrëveshje se “Nevojitet një investim total kapital prej 7.5 milionë USD, ku 39% e të cilit do të shpenzohet për konservimin e sitit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët e stafin”.

“Brenda në Butrint shpenzimet janë maksimumi 50 deri në 100 mijë bashkë me rrogat , ku do i fusin lekët e taksave këta”, thotë akademiku.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cagsj: 23/05/2022 23:36

    Cdo trashegimi historike dhe kulturore i takon popullit Shqiptar. Qeveria mund ta kete “besimin” ligjor dhe te deleguar nga populli qe te administroje trashegimine historike dhe kulturore, por autoriteti perkates eshte thjeshte zgjedhje e popullit. Nese qeveria rama mendon qe populli eshte dakord qe nje trashegimi e tille ti jepet qarqeve antishqiptare, le te pyese popullin sic beri per kanabisin. E drejta e menazhimit te pasurise kombetare nga nje qeveri mbeshtetet tek fakti dhe hamendesimi qe qeveria eshte e ligjshme, e vlefshme dhe ka votbesim te plote. Qeveria rama nuk e ka kete votebesim dhe kurre nuk do ta kete. 20% te votave totale nuk bejne qeveri te ligjshme. Mjafton te shikoni bazen juridike qe lejon edvin ramen te jete KM. Ne kete rast kemi te bejme me vjedhje te pasurise kombetare, thetersim te saj dhe kryekeput gjenocid kundra Shqiptareve. Armiqte e Shqiptareve kete jane perpjekur te bejne keto dy shekuj - shkeput Shqiperine nga e shkuara e lavdishme e saj. Qeveria Rama po ndihmon shume armiqte e popullit. Vetem burgu dhe e dini ju cfare tjeter eshte per juve. Cilat ligje e bejne dhe e lejojne Edvin Ramen te jete KM dhe a jane keto ligje ne perputhje me kushtetuten, kodin penal si dhe te drejtat nderkombetare te njeriut?

    Përgjigju
  • Rio: 23/05/2022 21:05

    Vetem per butrintin mos te flasin se ne kohen e non grates zhvillimi kulturor dhe historik i vendit nuk kishte rendesi per te. Prandaj sduhet ta degjoni fare dhe te vazhdoni perpara!

    Përgjigju
  • Boli: 23/05/2022 20:51

    Mezi pres realizimin e projektit te butrintit sa me pare sepse jam i bindur qe do dali nje mrekulli, vazhdoni me mbrojtjwn e zonave te rendesishme dhe me te vizituarat sepse nxisin ardhjen e turisteve

    Përgjigju
  • Ana: 23/05/2022 20:29

    Berisha dhe partia non grada e tij skane me vend per politike dhe per me shume te jape mend e te komentoje punen e qeverise

    Përgjigju
  • Gazi: 23/05/2022 20:14

    Do behet nje park me i mir pa urbanizim totalisht nje park per turistet dhe kjo do te sjell me shume perfitime ne shqiperi

    Përgjigju
  • lisi: 23/05/2022 20:12

    projekti i butrintit eshte nje projekt qe te gjithe duhet te jene shume falenderues dhe ta mbeshtesin sepse kjo do te ndikoje per mire ne vendin ton.Bravo edi

    Përgjigju
  • era: 23/05/2022 20:11

    mjafton qe butrinti te ruhet dhe te behet nje vend qe te vizitohet nga te gjithe dhe te vleresohet.Mirembajtja e nutrintit eshte shume i rendedishem dhe ju beni gjene e duhur qe po i jepni nje dore projektit te butrintit

    Përgjigju
  • Toni: 23/05/2022 20:07

    Qente lle te lehin.Ju ecni perpara

    Përgjigju
  • Rajmonda: 23/05/2022 19:32

    Leri ata te PD se kot flasin vetem negativitet percjellin. Vazhdoni me punen tuaj

    Përgjigju
  • Alesia: 23/05/2022 19:32

    Sa per pjesen e butrintit ju asiher skeni bo gjo per kulturen o opozite e dashur. Vec ps ka ec para

    Përgjigju
  • Petrit: 23/05/2022 19:23

    Kta te PD qe skan as nje kryetar as organizim me mir t kishin prish ket partin e tyre fare se nuk bejn asgje tjeter pervecse shkatrrojne dhe pengojn zhvillimin e vendit sic po bejn konkretisht me kete projekt te rendesishem si projekti butrintit qe sduan ta votojne. Ju vazhdoni me punen z.Rama ashtu sic keni ber me stadiuminn e cdo gje tjeter vazhdoni dhe me projektin e butrintit

    Përgjigju
  • Gloria: 23/05/2022 19:14

    PD sbohet mo Rama vazhdo keshtu po ben nje pune ashtu sic duhet per vendin tone

    Përgjigju
  • Sadik: 23/05/2022 19:13

    Kur te mbaroje projkti i Butrintin keta qe hedhin vrere do jene te paret qe do ngelin te befasuar e sdo kene ca te flasin me

    Përgjigju
  • Xhesi: 23/05/2022 19:12

    Ato te PD jane te mbaruar fare. Mjer ne qe degjojme fjalet e tyre

    Përgjigju
  • Oksi: 23/05/2022 19:10

    Mos u merr me me ate parti te mbaruar se ske as cfare mendimi tu marresh, po beni nje pune shume te mire

    Përgjigju
  • Ada: 23/05/2022 19:07

    Po lere PD m aman mos na i zer fare me goje,ato vecse ordinera nuk jane asgje tjeter

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/05/2022 14:42

    Mjerimi nuk njehë asnjë kufi, Shqipëria e mjerë së shpejt provincë e ndar në mes Serbis dhe Greqis…Zgjohuni o shqiptarë nese jemi edhe pak shqiptarë se këtë vend të bekuar e udhëheq djalli që që e ka ndermend ta shqyej e ta cop-cop…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?