Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, pritja nga kryeministri Rama dhe ministrja Kumbaro

Sot 10-vjetori i vizitës në Shqipëri të Papa Françeskut, ministrja Kumbaro: I dhuruam dy simbolet më të bukura të traditës shqiptare

21 Shtator, 14:55| Përditesimi: 21 Shtator, 15:15

  • Share

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përkujtoi sot (21 Shtator) 10-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri dhe njoftoi se kreut të lartë të Vatikanit “i janë dhuruar simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare”.

Kumbaro u shpreh në postimin e saj në rrjetin social Facebook se:

“Kjo ditë shtatori përkon me përvjetorin e dhjetë të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, ku pata privilegjin që përulësisht së bashku me skuadrën e Ministrisë së Kulturës, të shënjonim në kujtesën e gjithë shqiptarëve altarin e mesazheve të forta të paqes, besimit e shpresës”.

Teksa më tej dha edhe lajmin e rëndësishëm.

“Në këtë 10 vjetor të vizitës tij në Tiranë, i janë dhuruar Shenjtërisë së Tij simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare, një shishe verë “AMË Kallmet” dhe një plis në tryezën e tij, nga Mrizi i Zanave Agroturizëm, të cilat i janë dorëzuar nga Imzot Arjan Dodaj”, tha ministrja.

Kumbaro e mbylli postimin e saj duke theksuar se, “këto janë simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare”.

Postimi i ministres Kumbaro në FB

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?