Sonte dy superpëballje/ Inter-i i shumë mungesave pret Napolin, Liverpool-i i Kloop dhe Tottenham-i i Mourinho-s ndeshen për vendin e 1 (VIDEO)

16 Dhjetor 2020, 11:19| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 13:04

  • Share

Pas katër fitoresh radhazi në Seria A Interi i Antonio Conte-s do të përballet sonte në kampionat me Napolin e Gatusso-s, një skuadër e cila gjithashtu po kalon një moment mjaft pozitiv dhe që në renditje i ndan vetëm një pikë. Zikaltërit renditen në vendin e dytë, ndërsa mënjehrë më pas vijnë napoletanët.

Në prag të takimit trajneri i Interit Antonio Conte është shprehur: “Napoli ka qenë për vite me radhë skuadra kundërshtare e Juventust në kampionat, me përjashtim të vitit të kaluar kur ishim ne. Përballe do të jenë dy skuadra që duhet të luftojne deri në momentin e fundit me ambicie për të qenë protagonistë.”

Për këtë takim Interi do të ketë disa mungesa të rëndësishme si Vidal, Hakimi, Naingolan dhe së fundmi ka humbur edhe Sanchez. Sakaq te Napoli do të mungojë sulmuesi 70 milionësh Osihmen, ndërsa në diskutim është edhe Hysaj.

Ndërkohë edhe në Premier League sonte do të ketë një superpërballje që do të luhet mes Liveropool dhe Tottenham. Të dy skuadrat aktualisht udhëheqin kampionatin me 25 pikë, ndërsa për kampionët në fuqi do të ketë shumë mungesa. Përveç Van Dijk do të padisponueshëm do të jenë edhe Gomez, Thiago, Shaqiri, Milner, Jota dhe Matip.

Sakaq edhe Tottenham-i i Jose Mourinho-s nuk vjen i kompletuar pasi e sigurtë është mungesa e Lamela-s, ndërsa në dyshim është edhe Garreth Bale.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?