Sodanik me kos, sipas traditës nga zonja Albana

15 Tetor, 11:12| Përditesimi: 15 Tetor, 11:14

  • Share

Sodanik

Përbërësit:

  • 250 gr miell gruri
  • 250 gr miell misri
  • 2 kokrra vezë
  • 350 gr kos
  • 2 filxhanë kafeje sheqer
  • 1 lugë kafeje sodë
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 1 lugë kafeje kripë

Përgatitja:

Në një tas të madh rrahim vezët, hedhim kosin, sheqerin, kripën dhe i përziejmë mirë me njëri-tjetrin. Shtojmë vajin dhe gjalpin e tretur e më pas shtojmë sodën dhe miellin, duke i përzier mirë që të mos mbeten kokrriza. Masën e përgatitur e hedhim në tavë të lyer me vaj dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për 40 minuta. Furra duhet të jetë e nxehur që më parë. Lihet të ftohet e mandej pritet në forma sipas dëshirës.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?