Pasi u kualifikuan në finalen e "Final 4", kjo pas fitores 1-0 ndaj Partizanit, trajneri Orges Shehi tha se të kuqtë e merituan dhe fanella peshon shumë në ndeshje të tilla. Numri një i stolit të kuq tha se me Skënderbeun u përgatitën si në një derbi.
"Na pret edhe një ndeshje. Më gëzon fakti që skuadrës iu bashkua në momentin e fundit Cara dhe Taipi. Pra, jemi të plotë. Jemi të kënaqur që kaluam në finale. Kush është ai që nuk do që ta fitojë finalen?! Jemi të kënaqur me vazhdimësinë, kemi siguruar fitoren e 6 radhazi.
Në 6 ndeshje kemi shënuar 10 gola dhe kemi marrë 1. Kemi besim. Këtë javë jemi përgatitur me qetësi. E kemi përgatitur ashtu siç përgatisim derbit. Na ndihmon të qenurit favorit dhe si favorit u sollëm sot. Edhe fanella që mbajmë mbi supe na ndihmon të jemi më kërkues", tha Shehi.
Lajmi kryesor:
Final 4/ Partizani është finalisti i parë për titullin kampion, mposht 1-0 Skënderbeun në 'Air Albania'
S.DH/ReportTv.al