Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në një spital në Pescara në Itali, ku 40 persona, burra dhe gra, hynë në departamentin e Onkologjisë duke dhunuar e thyer gjithçka që gjenin përpara pas vdekje së një të afërmi të tyre.
Sipas mediave të huaja, situata doli jashtë kontrolli, ku u thyen dyer dhe mjetet spitalore u hodhën në tokë, teksa u desh ndërhyrja e policisë për rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg.
Kaosi shpërtheu kur familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një gjashtëdhjetë vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.
S.B/ReportTv.al“Dënoj fuqishëm aktin e dhunës së ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe aseteve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara” deklaroi drejtori i përgjithshëm i spitalit të Pescara-s Vero Michitelli.
Pse nuk përmendet që kanë qenë të komunitetit rom?!
Përgjigju