S’ka ilaçe për alergjitë në QSUT, mungesa e ‘Ruconest’ rrezikon pacientët

16 Korrik, 17:58| Përditesimi: 17 Korrik, 07:33

  • Share

Përveç Onkologjikut edhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet e alergjisë po përballen me mungesë medikamentesh në QSUT. Silvana Allkoçi prej 20 vitesh vuan nga alergjia, por vitet e fundit gjendja e saj është përkeqësuar duke u diagnostikuar me sëmundjen gjenetike vdekjeprurëse “Angioedema hereditare”.

Ajo thotë se prej 4 muajsh, nuk merr medikamentin Ruconest, pasi është në mungesë.

“Problemi është që sot që flasim nuk kemi asnjë medikament të tillë (Ruconest) në depon e farmacisë së spitalit. Për gati 4 muaj mungesë medikamenti, nuk na kanë sjell asnjë përgjigje. Jemi të stresuar, sepse jeta jonë varet pikërisht nga ky institucion. Sot që flasim unë dhe shumë pacientë të tjerë në alergologjinë e QSUT-së kanë kaluar gjendje të rëndë akute për jetën, dhe ne kemi shpëtuar jetën me medikamente që i përcjellim tek njëri-tjetri, që na vijnë në rrugë private nga jashtë vendit”.- tha Silvana Allkoçi.

Mungesën e medikamentit Ruconest po e hasin edhe pacientë të tjerë. Djali i Fitnete Kalasë kërkon nga shteti sigurim të medikamentit jetëshpëtues për nënën e tij, e cila është e shtruar prej 10 ditësh në QSUT.

“Ka 10 ditë që mami im është e shtruar momentalisht në QSUT. Mund të ishin edhe thjeshtë 2 ditë, në qoftë se do të ishte ilaçi, që është jetshpëtues. Mami pati probleme me frymëmarrjen, tani këtu nuk ka as ilaçe e asnjë gjë. Zgjidhja e vetme që i japin është plazma, i cili nuk është as jetshpëtues por, është edhe i rrezikshëm për jetën e pacientes. Mami im ka qenë duke vdekur nga plazma. Prej 4 muajsh vetëm sëmuremi e vijmë në spital dhe nuk ka medikament, shkojmë në shtëpi duke vuajtur”.- u shpreh djali i Fitnete Kalasë.

Adriatik Lapaj nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” paralajmëroi ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, se do të ketë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme nuk u sigurohet shëndetësia qytetarëve.

“Çfarë do të thotë Ministria nëse nesër një nga pacientët ndërroj jetë? Jemi këtu për t’i bërë thirrje ministres së Shëndetësisë, do të shihemi në SPAK për këtë çështje dhe të tjera për të cilat ju i lini pa ilaçe”.- tha Adritik Lapaj.

Aktualisht skandali i Onkologjikut, ku akuzohen për shpërdorim detyre 7 persona, përfshirë mjek, Koordinator dhe infermier të QSUT po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu më herët në konferencën për Autonominë spitalore theksoi edhe njëherë se ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut janë drejt përfundimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DITURIA E MILETIT: 16/07/2024 18:53

    POLITIK,PANIK KY ËSHTË MISIONI?NUK VIHET NË PUSHTET ME SHËNDETIN. SA VETË KAN HUMBUR JETËN NGA ALERGJIA?KY BREZI I ASHTUQUAJTUR I RI I POLIQENËVE NJËLLOJ SI PRONARI I TYRE BËJNË POLITIK ME JETËN. FURP QË JENI E MËSIMDHËNËS!MOS QOFSHË SI AI QË NUK MBANTE MËND SE KUSH I KISHË DHËNË FAKTEG ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?