Foto ilustruese

Nga humbja e jetës te dëmtimet në krye të detyrës, sigurohet jeta për ushtarakët me misione jashtë! Ja dëmshpërblimet që përcakton qeveria

28 Gusht, 17:16| Përditesimi: 28 Gusht, 18:33

  • Share

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që dërgohet me misione ushtarake dhe stërvitje jashtë vendit.

Vendimi i zbardhur jep detaje për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura për vitet 2024, 2025 dhe 2026.

-Sigurimi i jetës bëhet sipas kontratës që lidhet me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Ky sigurim mbulon ngjarjet në rastet e:

a) humbjes së jetës për shkak të detyrës apo si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të saj;

b) zhdukjes;

c) dëmtimit shëndetësor, me pasojë paaftësi të përhershme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë kohëzgjatjes së misionit ushtarak dhe stërvitjes jashtë vendit;

ç) dëmtimit shëndetësor, me pasojë paaftësi të përkohshme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë kohëzgjatjes së misionit ushtarak dhe stërvitjes jashtë vendit;

d) shërbimeve mjekësore në spitalet publike ose private brenda dhe/apo jashtë vendit, kur mbulimet shëndetësore nuk ofrohen në spitalet publike.

- Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk është më e ulët se:

a) 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës apo zhdukjes së personit;

b) 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë, për rastet e dëmtimit shëndetësor me pasojë paaftësi të përhershme;

c) 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës, si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të detyrës;

ç) 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për rastet e dëmtimit shëndetësor, me pasojë paaftësi të përkohshme.

Vendimi për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?