Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

29 Shtator, 21:07| Përditesimi: 29 Shtator, 21:45

  • Share

Studiuesja e Artit Pamor Suzana Varvarica Kuka: “Edison Gjergo është produkt i guximit për të mos u nënshtruar. Është produkt i kohës së tij”

Studiuesja e Artit Pamor Suzana Varvarica Kuka, ishte e ftuara e mbrëmjes së sotme në Esencë. Zonja Varvarica foli në lidhje me piktorin dhe artistin e njohur Edison Gjergo, i cili është  një ndër artistët më të njohur të brezit të tij. Gjergo u dënua nga sistemi monist shqiptar për liberalizmin e tij artistik. Emisioni Esencë shfaqet në Report Tv çdo të premte dhe të diel, ora 21:00.

Eljan Tanini: -Çfarë e bën Edison Gjergon me të veçantë se gjithë të tjerët? Më modern?

Suzana Varvarica: -Te Edison Gjergo duhet të shohim patjetër edhe origjinën e tij familjare. Sepse në fillim të viteve 40 kjo është një pikë kyçe. Vinte nga një familje e pasur. Babai kishte punuar pranë Mbretit Zog. Ndërsa nëna ishte mësuese. Djemtë e familjes ishin edukuar ndryshe të lidhur edhe me luftën. Ata kishin një edukim më shumë se klasa e mesme. Edisoni merr kulturë për muzikën, historinë, jurisprudencën, pikturën. Rritet liberal dhe rebel, kundërshtinë e nis që në klasat e shkollës së mesme, ishte shumë i talentuar.

Pasi mbaron Liceun Artistik, në sezon punon në ndërmarrjet ku bëheshin posterat e kohës, atje ku njihet me persona që flisnin kundër sistemit.  Flasim për vitet 58, ku liria për të folur lirshëm kundër sistemit ishte diçka liberale. Profesorët në Institutin e Lartë të Arteve e quajnë Edison Gjergon si një nga artistët më të mirë të kohës së tij.

Eljan Tanini: -Përse hyn në burg Edisoni?

Suzana Varvarica: -Sigurimi i Shtetit kish nisur në vitet 60 të merrte informacionet e duhura.  Edison Gjergo kishte mendësi kundër Realizmit Socialist, madje edhe formës së tij. Kish nisur një grup që donte të ishte më i ndryshëm se Arti i Realizmit Socialst. Revistat e huaja vinin në Bibliotkën Kombëtare dhe shiheshin vetëm nga disa artistë. Edison Gjergo lind në vitin 1939 dhe ndërron jetë në vitin 1989.

Eljan Tanini: -Sa vite burg bën?

Suzana Varvarica: -Nga viti 1975 deri në vitin 1982. Deri para kësaj kohe nisi të ndiqej. Ndiqet në vitin 1968 deri në 1975, burgoset në Prill.  Nuk e paramendonte kurrë se kush do e përgjonte, disa prej tyre janë ata që ai rrinte, disa janë artistë, madje ai takonte edhe artistët e kohës. Janaq Paços i është hapur dosje nga një takim me Edisonin.

Islam Spahiu ishte miku i tij i parë, ai thoshte se Edisoni nuk kishte lindur për të qenë hero, por artist. Kur del nga burgu ai ka vetmi, shumë njerëz që e donin e braktisën, krijuan një lloji barrikade. Punon në mjetet mësimore dhe bëhet bojaxhi. Duhet të shkruante LAVDI PPSH nga një sistem qe e kishte dënuar. Nuk i firmosi pikturat që bën pas burgut, nuk ndihej i qetë më, bënte thjeshtë ndonjë gjë të vogël për dhuratë. Linja e tij nuk transformohet. Nuk ju la hapësirë që të pikturonte dhe eskpozonte, dosjen e kishte gati. Vdes nga një sëmundje shumë e rëndë, pinte shumë cigare, konsumonte alkool. Çdo burrë e pinte një kafe dhe një konjak në atë kohë, nuk ishte një negativitet për artistin, ashtu si artistët e huaj.  Një artist nuk mund të jetë koherent dhe tepër koherent.

Eljan Tanini: -Maks Velo e ka njohur Edison Gjergon? Ka nje lloji moderniteti mes tyre!

Suzana Varvarica: -Po kanë qenë shokë. Maks Velo, Alush Shima, Edison Gjergo kanë qenë bashkëbisedues rreth asaj që ndodhte. Kur hyn Edison Gjergo në burg, Alush Shima e kupton se duhet të zhdukë veprat e tij, s’duhet të ketë komunikim me artistët e tjerë, duhet të shohë punën e shtetit etj… Pavarësisht se punon fshehurazi edhe nga familja, kur hyn Ali Oseku në burg është një trondije e madhe sepse është Edisoni, Maks Velo, Vangjush Tushi, ky i fundit hyn në burg për një fjalë goje. Gjthashtu Krisanthi Venetiku me të vëllanë, Krisanthi vetëvritet në burg.

Eljan Tanini: -Ka shume gra zonja te denuara nga regjimi?

Suzana Varvarica: -Lume Blloshmi përndiqej, por nga e folura e saj dukej sikur ishte jashtë pak kësaj. Ajo e ka takuar Edison Gjergon dhe i ka dhënë zemër, e pa të mbështetur e të kapur fort në autobus, i afrohet, ai i thotë unë jam duke vdekur, pas 40 e ca ditësh ndërron jetë. Vitet 68 deri në 73 u rrit një brez i ri. Nëse Maks Velo nuk do e kishte pallatin e tij në qendër, ne nuk do të kishim atë vepër në qendër të Tiranës. Ata janë grup i rëndësishëm sepse krijuan një frymë të re.

Eljan Tanini: -Sa piktura të Edison Gjergos janë?

Zana Varvarica: -Fonditori, Portreti i Malësores, Zonja Çurre, Lavdi Dëshmorëve, Epika e Yjeve të Mëngjesit. Ata donin të ndryshonin formën e Realizmit Socialist, sepse Edison Gjergo e ka zhvilluar të gjithë temën e Realizmit Socialist, punëtorë, heronj, fshatarë, dënohet vetëm për formën!

Eljan Tanini: -A mendon se këto vepra të Edison Gjergos janë një formë moderne e Realizmit Socialist?

Zana Varvarica: -Për veprën Fonditori ai nuk dënohet sepse është i gjithi i kuq!

Eljan Tanini: -Prej Epikës së Yjeve të Mëngjesit është dënuar?

Zana Varvarica: -I janë gjetur edhe tema apo piktura të tjera edhe në shtëpi që dilnin nga tema e kohës. Kur u krijua Epika e Yjeve të Mëngjesit në vitin 1971, rrinte mirë me formatet e artistëve të tjerë, me tablo të mëdha, me Edi Hilën, Guri Madhin, Zajmin, Dilon, Cekën.  Është fat i madh që ne i kemi këto vepra edhe prej atyre drejtorëve që në kohë të ndryshme e kanë drejtuar GKA.  Epika e Yjeve të Mëngjesit është shfaqur edhe në ekspozitën kombëtare, Andon Kuqali shkruan shumë mirë për atë vepër. Kishte shumë njerëz që rrinin përpara asaj vepre. Nga këtu merr udhë edhe denimi i tij, në vitin 1971-75 nuk i marrin më punë në ekspozita.

Shpresa Leka, ish e fejuara e tij më ka treguar për një punë të bukur e mbajtur e gjitha në të bardhë. Shpresa Leka më ka çuar në disa vende ku kam parë punët e Edisonit nga ku duket natyra e punëve të tij. Shume vepra rrinin në fond në Galerinë Kombëtare, por nuk ekspozoheshin deri para vieteve 90. Keraj ka një diplomë në fondin e Galerisë Kombëtare, Sali Shijaku po ashtu, Vilson Kilica po ashtu. Galeria po bëhet shumë e mirë. Artistët kanë ndërruar jetë dhe nuk i kanë parë.

Epika e yjeve kur e sheh, patjetër që artisti duhet arrestuar. Është fakt! Po nuk e thamë, do të thotë që ai nuk është artist modern i asaj kohe. Piktura përmban këtë fakt: Vajza partizane nuk komunikon me askënd, e humbur me lulëkuqen ajo është një vajzë e dashuruar, apo si një vajzë partizane që nuk e thotë dot dashurinë, siç ajo ka edhe gjoksin e saj mjaft sensual.  Lahutari është një i vdekur që na vjen nga e shkuara. Përqendrimi që kanë partizanët për ta ndjekur atë tregon lidhjen e brezave, Gjergo është ok me subjektin. Partizanët janë atë sipër lartë që tregojne jetën e tyre, e gjitha duket si një kështjellë. Kemi blunë në sfond, ajo tregon faktin që jemi në muzg. Ai është Edison Gjergo dhe koha e tij, ai ka bërë majën e tij. Ka shumë piktorë të dënuar qe ecën mirë

Eljan Tanini: -A u martua Gjergo pas burgut?

Suzana Varvarica: -Po, me Zonjën Tatiana. I qendroi besnike deri në fund. Eda, vajza e tyre është shkencëtare dhe tejet e lidhur me babain, ajo jeton tashmë në Itali. Tatiana është lidhur me Gjergon në një grup familjar, më ka impresionuar që në fillim është shprehur ajo. Pas burgut kaloi vetëm 7 vite me të. Ai nuk e ka ndjerë atë forcën e gruas si shumë artistë të tjerë me bashkeshortet e tyre. Shpresa Leka, ish e fejuara e tij, shpesh herë thoshte se ai ishte rebel.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?