Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

14 Shtator, 20:24| Përditesimi: 14 Shtator, 20:29

  • Share

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra apo limoni.

Lëng Limoni

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Hudhra 

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?