Si të shmangim pasojat nga temperaturat e larta, mjekët: Ushqehuni shëndetshëm dhe hidratohuni

27 Maj 2022, 17:01| Përditesimi: 27 Maj 2022, 17:16

  • Share

Rritja e menjëhershme e temperaturave ka shtuar pacientët që i referohen mjekut të familjes për asistencë mjekësore. Ankesat më të shumta që këtë vit kanë nisur që  pa ardhur ende stina e verës kanë të bëjnë me luhatjet e tensionit, gjendje  plogështie, dhimbje koke, astenia etj

“Kjo vjen sepse gjatë temperaturave të larta organizmi jonë reagon duke shkaktuar një vazodelatacion apo zgjerim të enëve të gjakut që rrjedhimisht shkon në ulje të tensionit, dhe janë këto që manifestohen me këto shenja klinike.”

Mjekja e familjes në Qendrën Shëndetësore nr 1 në Tiranë, Drita Lumi thotë se moshat e treta e kryesisht femrat kanë shfaqur këto shenja klinike. Por nuk mungojnë as të rinjtë me sëmundje bashkëshoqëruese si azmatikët, anemikët dhe ata me probleme kardiologjike që kanë shfaqur probleme të shkaktuara nga vlerat e larta të temperaturave.

“Kryesisht janë mosha e tretë, për të mos thënë me predominancë të femërore se ato mashkullore, gjë që vihet re ndjeshëm. Kurse te të rinjtë ndoshta më pak, megjithatë te të rinjtë që kanë probleme shoqëruese, përshembull të rinjtë që vuajnë nga anemia, të rinjtë që vuajnë nga probleme metabolike të tipit diabetik apo azmatikë, pacientët të cilët nuk kanë një konstrukt metabolik të shëndetshëm dhe nuk ushqehen mirë vërehen të njëjtat problematika si tek të moshuarit.”

Nuk ka receta të gatshme nga mjekët për të shmangur problemet që shfaqen tek pacientë të ndryshëm, por Lumi këshillon një ushqyerje të shëndetshme dhe hidratim të trupit duke konsumuar sa më shumë lëngje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?