Si të organizojmë garderobën dhe të krijojmë më shumë hapësirë, ja disa këshilla praktike …

26 Prill 2022, 12:25| Përditesimi: 26 Prill 2022, 12:29

  • Share

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, konsulentja e imazhit Aida Rustemaj tregoi disa mënyra se si të palosim veshjet që të mos zënë shumë hapësirë në garderobë dhe të qëndrojnë sa më gjatë të palosura, pa rrëmujë. Sipas saj, kryesore që të kemi një garderobë të organizuar është kategorizmi I veshjeve:

“Një nga gjërat më të rëndësishme dhe thelbësore është kategorizimi i veshjeve, çka do të thotë të kategorizojmë veshjet e holla, veshjet pranverore, aksesorët, xhinset, pulovrat e trasha. Gjithsecila kërkon hapësirën e duhur në dollapë, disa prej veshjeve  mund t’i sistemojmë shumë mirë në një sirtarënë varësi të hapësirës, por në momentin që veshjet nuk janë të mirëorganizuar dhe të katëgorizuara ashtu si duhet gjithmonë do të kemi rrëmujë. Shpeshherë nxitojmë për të shkuar në punë  apo për të dalë dhe në momentin që ne përzgjedhim një veshje automatikisht duke qenë se garderoba juaj përmban dhe disa aksesorë të vegjël ato gjithmonë do të krijojnë atë rrëmujën e padurueshme që na shqetëson” tha ajo.

Ndër të tjera ajo këshilloi, përdorimin e sirtarëve për të vendosjen e rrobeve, si psh. veshjet sportive, xhinset dhe kanatjerët:

“Nëse nuk keni një garderobë të madhe do të duhet t’i sistemoni në dollapin tuaj të vogël kategorizmi është kryesorë. Në pjesën e sipërme të dollapit mund të vendosim palltot, xhupat, veshjet që janë më të trasha në pjesën e poshtme mund të varim bluza kremi që kanë nevojë që të qëndrojnë gjatë gjithë kohës të varura. Ndërsa veshjet si pantallona apo kanatjere mund t’i sistemojmë në një sirtar”

Duke i vendosur në sirtarë bëjmë edhe më shumë hapësirë edhe në garderobë, që aty të sistemojmë veshjet më të trasha.

 Po ashtu është tepër i rëndësishëm është përdorimi i kutive tekstile, për të vendosur veshje dhe aksesorë në ndërrimin e sezonit:

Një këshillë tjetër e rëndësishme është përdorimi i kutive tekstile, një kuti në të cilën mund të sistemojmë disa veshje përsa i përket sezonit të dimrit, por gjithashtu edhe shumë kuti të tjera të cilat janë më të vogla për sistemimin e çorapave ose të aksesorëve të tjerë, të cilat janë më të vogla  dhe mund të sistemon lart në dollapë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?