Meta nuk ndal sulmet ndaj Kryemadhit: Shiti mandatet! Komision hetimor brenda PL-së për bashkëpunëtorët e SPAK dhe abuzimin me fondet e partisë

6 Shtator, 13:22| Përditesimi: 6 Shtator, 21:52

  • Share

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur sërish akuza në drejtim të Kryemadhit për djegien e mandateve në vitin 2019, duke thënë se e ka mashtruar. Pa e përmendur me emër, Meta tha sërish se atij i është komunikuar se mandatin mund ta digjte vetëm Monika Kryemadhi për t’u solidarizuar me Lulushin (Lulzim Basha), siç ai e quajti.  

As një mesazh tha Meta se nuk ka marrë, pasi atë kohë President ndodhej jashtë shtetit. Sipas tij ky vendim katastrofal ka ardhur si pasojë e nepotizimit në parti dhe se të gjithë kanë menduar se ‘gruaja s’mund ta marrë ketë vendim pa dijeninë e burrit’.

“Ekziston vetëm një e vërtetë, Meta ka qenë kategorik kundër ndjekjes së mandateve. Është mashtruar kur i është thënë që në rastin më ekstrem mund ta digjte vetëm ish-kryetarja për solidaritet me Lulushin, pro ja që kjo gjë ka ndodhur, ata që kom me presidentin jashtë shtetit aso kohe nuk ua tha qëndrimin e presidentit. Asnjë nga ata nuk i çuan mesazh presidentit për këtë vendim katastrofal që morën dhe kjo ndodhi për shkak të nepotizimit, secili mendoi që derisa po merret ky vendim, si mund ta bëjë gruaja pa dijeninë e burrit”, tha Meta.

Meta e kujtoi edhe njëherë në konferencën për mediat ndarjen poltike me Kryemadhit, siç ai e cilëzon, nepotizmi. 

“S’mund të ketë deputetë në një familje më shumë se anëtarë. Aq më tepër kur nuk përfaqësojnë asgjë për shkak të lidhjeve nepotike”, tha Meta.

Presidenti i PL iu rikthye edhe njëherë akuzave se SPAK dhe bashkëpunëtorë të tij janë përpjekur të pengojnë organizmin e partisë për zgjedhjet parlamentare 2025. Sa i takon deklaratave që pati bërë se SPAK është përpjekur të bllokojë llogaritë bankare të PL, Meta tha se shumë shpejt do ngrihet komision hetimor për këtë çështje nën drejtimin e Petraq Milos. Po ashtu sipas Metës do të kryhen hetime edhe për abuzimet me fondet e partisë.

Përpjekjet e bëra këto muaj nga bashkëpunëtorë të SPAK për të bllokuar organizmin e PL kanë marrë fund me sukses të plotë. Sidomos përpjekjet për të fshehur problemet që kanë shkaktuar me menaxhimin e buxhetit të PL gjatë kësaj periudhe dhe në periudhat e mëparshme. Shumë shpejt do ngrihet komision hetimor për këtë çështje nën drejtimin e Petraq Milos. PL mbi themelet e një transparence të re, do të jetë një shembull edhe i administrimit të shtetit nesër.

Protestave të Berishës deklaroi se do t’iu bashkohet, ndërsa lajmëroi edhe një tur takimesh në gjithë vendin me moton ‘100 mijë duar, 100 mijë zemra’.

Ora 13:32
Largimet në Polici, Meta: Skandalet nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish

 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar largimet e drejtuesve në Policinë e Shtetit. Meta tha në konferencë për mediat se skandalet nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish, ndërsa tha se Rama e ka kthyer në polici private.

“Nuk ka komente më për Policinë e Ramës, polici private. Skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Duhet që strofulla e krimit të organizuar është në kryeministri, aty është strofulla e Ndraghetës dhe atje bëhen ndryshimet për të shpëlarë skandalet në mënyrë që njerëzit të shpresojnë se do ketë ndonjë ndryshim”, tha Meta.

Ora 13:28
Meta i ‘paqartë’ për aleancën me Berishën: Do e shqyrtojmë si do futemi në zgjedhje

 

Ndërsa Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politikë të qarqeve, Ilir Meta duke se është ende i paqartë se si do futet partia e tij në zgjedhje, koalicion me PD apo vetëm. I pyetur nga gazetarët nëse do të garojnë vetëm apo me Berishën, Meta tha se kjo çështje ka shumë kohë dhe është ende në shqyrtim.

“Është çështje që ka shumë kohë dhe ne do studiojmë të gjitha opsionet që opozita të futet sa më fuqishëm në këto zgjedhje. Do bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar mekanizimin e organizmit për përballjen me regjimin, duke mos pasur iluzione se presim nga ky regjim kriminal standarde në zgjedhje”, tha Meta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ina: 06/09/2024 15:28

    A e ndigjon njeri kete hajdut?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?