'Shuplaka' e Putin për aleatin serb, krahason Kosovën me Donbasin! Vuçiç: Situata u përkeqësua pas fjalëve të tij

13 Maj 2022, 07:57| Përditesimi: 13 Maj 2022, 08:01

  • Share

1652421554_mitrovica690x362.jpg

"Kosova si Donetsk dhe Luhansk". Ky ishte krahasimi që bëri Vladimir Putin në fund të takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në fund të prillit.

Ai mbështeti "vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, sipas të cilit në ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje, territori i një shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin e tij tek autoritetet qendrore dhe e njëjta gjë mund të aplikohet për rajonet e Ukrainës". Kjo erdhi pas përpjekjeve të Rusisë për të aneksuar Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut në rajonin e Donbasit.

Deklarata e kreut të shtetit rus nuk i pëlqeu aspak Beogradit. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç theksoi se si situata ka ndryshuar për keq pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin. 

"Nuk kishte asnjë qëllim për të dëmtuar Serbinë, por ai e ngriti çështjen e Kosovës në një mënyrë ndryshe, për të mbrojtur interesat ruse. Por tani do të na duhet të përballemi me problemin, sepse Perëndimi do t'i kërkojë Serbisë të përparojë me shpejtësi drejt njohjes së Kosovës", tha lideri serb.

Vuçiç po përpiqet të blejë kohë për një çështje kaq delikate ndërsa pret zhvillimet e reja ndërkombëtare.


Lajmi kryesor:

Erdogan kundër Finlandës dhe Suedisë në NATO! Pentagoni i kërkon Moskës armëpushim! Inteligjenca e Kievit: Putini i sëmurë rëndë, grusht shteti në Rusi


A.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?