Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka drejtuar gishtin nga ERE për shtyrjen e fashës 800 kilovat, ku sipas tij këto vendime janë tregues të mos ekzistencës së shtetit të së drejtës. Meta gjithashtu shtoi se ERE ka tejkaluar kompetencat pasi sipas tij nuk mund të përcaktojë KESH shifrat tarifore.
‘Cilin vendim? Ky vendim i marrë i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon edhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës. Sepse ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja këto vendime sidomos me këtë të sotmen është shpallur mos ekzistenca e ERE-s. Sepse vendimi i kësaj të fundit nuk ishte i bazuar në asnjë vendim. Është një rast i paprecedente që KESH të përcaktojë se kush janë fashat tarifore. Për më tepër që tejkalim të kompetencave. Pra ERE është bazuar vetëm mbi këtë dhe është në konflikt të qartë interesi, sepse s’mund të mbulohen duke katërfishuar çmimet. Kjo tregon që shteti i së drejtës ka rënë, që kemi në krye një kryeministër provokator, i cili provokon, qytetarët, taksapaguesit etj.
(...)
Në gjithë botën bie çmimi i karburanteve këtu ngrihen, këto janë qëndrimet e qarta të opozitës se e gjithë kjo ishte një manovër për të mbuluar vjedhjet e qeverisë në kurriz të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve. Kjo është dhe frikë nga zgjedhjet, por me shpresën e tij për të shtuar 5 fish e 6 fish, por kjo gjë jam i sigurt që nuk ka për të ndodhur, por qytetarët janë të ndërgjegjshëm për gjithë piromaninë e këtij artisti që po ua nxin.’- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta thirrje Ramës të tërhiqet nga amnistia fiskale: Vjen me urdhër nga bota e krimit! Shtyrja e fashës 800 kilovat tregon mos ekzistencën e ERE-s
G.MO//ReportTv.al