Dosja 'Sterilizimi', shtyhet për herë të tretë seanca paraprake në GJKKO, me kërkesë të Beqajt lexohet çdo akt! Mbeten edhe 50 faqe

3 Tetor, 13:20| Përditesimi: 3 Tetor, 13:58

  • Share

Shtyhet pas 4 orësh për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e sterilizimit, në Gjykatën e Posaçme.

Me kërkesë të Ilir Beqajt, prokurorët lexojnë çdo rresht në materialin e gjatë të kërkesës për gjykim.

Seanca e radhës u la më 10 tetor në orën 10:00  ku kanë mbetur për tu lexuar edhe 50 faqe.

Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake, për shkak të dosjes voluminoze, e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.

Për dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa u la në masën detyrim paraqitjeje.

Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Të pandehurit akuzohen për koncesionin me vlerë 100 mln euro.

Lajmi ne perditesim...

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?