Shteti mbledh 10 milion euro nga taksa e karburantit! Në 8 muaj u furnizuan 450 jahte, 13 kroçera në portin e Durrësit

19 Shtator, 15:19| Përditesimi: 19 Shtator, 15:44

  • Share

450 jahte dhe 13 kroçera e kanë vizituar portin e Durrësit nga janari deri në gusht, duke sjellë të ardhura të konsiderueshme për arkën e shtetit. Vetëm nga taksa e karburantit në 8 muaj të këtij viti janë realizuar të ardhura në vlerën 10 milionë eurove ose 17 për qind më shumë se vitin e kaluar.

“Në janar-gusht 2023, u furnizuan 22,750 m³ karburant, që korrespondon me 18,995 ton, dhe të ardhurat nga Taksa Kombëtare arritën në 910 milionë lekë.  Në të njëjtën periudhë të vitit 2024, u furnizuan 26,625 m³, që përkthehet në 22,230 ton, ndërsa të ardhurat arritën në 1,065 milionë lekë. Kjo rritje prej rreth 17% në sasinë e karburantit dhe 17% në të ardhurat nga TK tregon vazhdimësinë e një sezoni të suksesshëm turistik dhe zgjerimin e aktivitetit të mjeteve lundruese, sakaq 2025 pritet të ketë një rritje prej 20% referuar rezervimeve aktuale”, tha kapiteni i porti, Tauland Allka.

Prej vitit 2022, jahtet që furnizohen me karburant në zonën e lirë doganore taksohen 40 lekë për litër karburant. Nga analiza e shifrave vihet re rritje e të ardhurave, ku në 2022 ishin 6 milion euro, në 2023 ishin 9 milion euro dhe në 8 muaj të këtij viti 10 milionë euro.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 19/09/2024 18:45

    Jepjuani shtresës mëtë varfër të Shqipërisë pensionistëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?