Zëvendëskryeministri Erion Braçe

Politikë

‘Shteti ka 30 vite që ka hequr dorë nga strehimi në fshat’ Braçe i revoltuar: Një lejë ndërtimi shkon mbi 7 milionë lekë, po i marrin një dhomë bujkut

16 Maj 2021, 16:42| Përditesimi: 16 Maj 2021, 16:47

  • Share

Zëvendëskryeministri Erion Braçe shprehet i revoltuar lidhur me tarifat e larta të ndërtimeve në fshat, duke thënë se një leje ndërtimi shkon mbi 7 milionë lekë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braçe shkruan se shteti ka 30 vjet që ka hequr dorë nga strehimi në fshat dhe bujqve i duhet të ndërtojnë dhe strehohen vetë, shpesh edhe pa leje për shkak të tarifave të larta.

Sipas zëvendëskryeministrit kjo ka ardhur si pasojë e dy arsyeve “Letrat pa fund si produkt i procedurave dhe kohë e marrë për muaj të terë; Kostot e larta si pagesë për procedurat deri në leje.”.

Ai shkruan se për një shtëpi 150 metra katrorë, kostot arrijnë në 785 mijë lekë, duke shtuar se kjo është kostoja e 26 metrave katrore, pra kostoja e një dhome

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?