Shqiptari në Kanë, kush është Ilir Jaçellari që luan rolin e një kosovari në filmin e shkurtër italian ‘Berberi komplotist’ që kryesoi në ‘La Cinef’

27 Maj 2022, 20:37| Përditesimi: 27 Maj 2022, 20:47

  • Share

“Berberi komplotist”, një komedi sarkastike, ku ndërthuret paranoja, teoritë e konspiracionit e varësitë nga rrjetet sociale, ka kryesuar në garën e filmave të shkurtër “La Cinef” në Festivalin e Kanës… Pjesë e kastit që  çoi drejt suksesit regjisorin italian Valerio Ferrara, është edhe artisti shqiptar Ilir Jaçellari, që interpreton rolin e një kosovari.

Ngjarja zhvillohet në një lagje të varfër në Romë, ku në qendër të historisë është berberi, i cili i dhënë pas teorive të komplotit, vihet në lojë nga familja dhe shoqëria, derisa situata bëhet serioze e ndërhyn policia.

Shqiptari Ilir Jaçellari është një figurë e njohur për publikun Italian.  Bir arti, me të atin Halil Jaçellari shkrimtar e nxënës i personaliteteve si Faslli Haliti dhe Gjergj Lala, Iliri ka studiuar pikturë dhe aktrim. U largua nga Shqipëria drejt Romës në vitin 1991 dhe në Itali ka luajtur në teatër dhe kinema në një sërë filmash dhe serialesh.

Ky është edicioni i 75-të i Festivalit të Kanës, që ka nisur prej 17 majit, ndërsa nesër mbahet finalja ku do të përzgjidhet edhe fituesi që do të fitojë  çmimin “Palma e artë” nga 21 filmat në garë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?