Shtëpia e barit e kthyer në laborator modern dhe droga e kapur

Shqiptari dhe greku kapen me ‘shtëpi bari’ në Selanik, e ruanin me kamera sigurie! Zbulohen kanabis i mbjellë, marijuanë e hashash çokollatë, si dhe pajisje moderne kultivimi

20 Tetor, 17:04| Përditesimi: 20 Tetor, 17:13

  • Share

Selanik- Një 35-vjeçar me origjinë greke dhe një 39-vjeçar nga Shqipëria janë arrestuar ditën e djeshme (19 Tetor) nga efektivët e Policisë së Policisë Paionia, në Selanik, për kultivim, trafik dhe posedim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, pas veprimeve të koordinuara të policisë dhe hetimit të kryer në një banesë që po përdornin në një zonë të Selanikut, 75 bimë kanabisi brenda ambientit janë gjetur.

Janë konfiskuar edhe pajisjet e përdorura për kultivimin e tyre (pajisje për rrymë elektrike, llampa, termometra dixhitalë - higrometra, pajisje matëse PH, ventilatorë etj.), si dhe 2 kamera sigurie pa regjistrues.

Policia tha se janë sekuestruar 7 pako marijuane të papërpunuar me peshë totale 2,4 kilogramë , 2 pako me kanabis të përpunuar (çokollatë) me peshë totale 68 gramë, shkruan "Thestival.gr".

Gjithashtu u sekuestrua një peshore elektronike precize. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e shqiptarit në zonën e Selanikut, u gjetën dhe u konfiskuan edhe: 1 pako me marijuanë të përpunuar (çokollatë), me peshë 15 gramë, 2 pako marijuane të papërpunuar me peshë totale 34 gramë dhe një pajisje elektronike për matjen e PH, raporton “Sky.gr”.

U sekuestruan 2 automjete, si dhe iu gjetën një shumë prej 980 euro cash dhe 2 celularë.

Të arrestuarit, me dosjen e ngritur në ngarkim të tyre, u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.

Droga e kapur dhe mjetet e kapura

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?