Shqipëria do të marrë furnizime me vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut

9 Maj 2022, 15:40| Përditesimi: 9 Maj 2022, 16:25

  • Share

Që prej ditës së nesërme Shqipëria do të marrë furnizime me vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj  gjatë një konference për mediat së bashku me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Ministrja Ibrahimaj tha se vaji i lulediellit importohej nga Ukraina, por kohët e fundit ka pasur mungesa në treg, gjithashtu kjo marrëveshje e nënshkruar me shtetin fqinj është në kuadër të “Open Balkan”.

 “Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura. Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”, tha Ministrja Ibrahimaj.

Ndërkohë, Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi foli rreth rritjes së bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve. Ai tha se gjatë tremujorit të fundit, shkëmbimi tregtar ka kaluar vlerën e 200 milionë eruove.

 “Më gëzon fakti që kemi rritje të bashkëpunimit tregtar. Nëse bëjmë krahasim nga shkëmbimi tregtar i para kohës së tregtisë jemi më mirë në tremujorin e këtij viti, ku kemi tejkaluar shumën e 200 milionë eurove të shkëmbimit tregtar i cili nuk ka qenë më shumë se 140 milionë euro, sipas të dhënave të Entit Statistikor“, tha Ministri Bekteshi.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 10/05/2022 01:15

    FSHATARET NE SHQIPERI TE MBJELLIN TOKAT DJERRE ME GRURE--MISER,,DHE LULEDIELLI,,PER TE PRODHUAR VAJ,,,,,NE KOHEN PARA 1990 SHQIPERIA E PRODHONTE VETE VAJIN E ULLIRIT DHE ATE VEGJETAL.....BILES TE SUBVENCIONOHEN FSHATARET QE MBJELLIN KETO BIME....

    Përgjigju
  • vlora: 09/05/2022 16:13

    Me kushte klimatike me te mira se maqedonia per bujqesine ne marim produkte nga andej .Nuk na ha mortja me mire?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?