Ernal Filo dhe Yevhen Perebijnis

Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Ukrainë, ambasadori Ernal Filo dorëzon letrat kredenciale

4 Tetor, 21:23| Përditesimi: 4 Tetor, 21:30

  • Share

Shqipëria ka hapur zyrtarisht ambasadën në Ukrainë. Lajmi është bërë me dije nga një njoftim i publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme të Ukrainës, ambasadori i Shqipërisë në Kive, Ernal Filo i ka dorëzuar letrat kredenciale zv/ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Yevhen Perebijnis.

Perebijnis uroi Filon për nisjen e misionit të tij diplomatik dhe përshëndeti vendimin e qeverisë shqiptare për të hapur ambasadën.

“Ky është një hap historik në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Ukrainës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Zv/ministri ukrainas shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në luftën kundër Rusisë.

“Ata diskutuan për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Formulën e Paqes së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, mbështetjen e vendit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO si dhe ndërveprimin e dy shteteve në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, njoftoi ministria e Jashtme ukrainase.

Ndërkohë, ambasadori shqiptar ka siguruar qëndrimin e pandryshueshëm të Shqipërisë në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës si dhe ka konfirmuar vullnetin për të zhvilluar më tej marrëdhëniet miqësore.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/10/2024 03:04

    Paska mbetur pa djem e vajza Shqiperia qe Filot /te perzgjidhen/ per poste te larta?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?