Foto nga momenti i firmosjes së marrëveshjes

Shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ferrit të ISIS në Siri! 4 gra dhe 9 fëmijë i dorëzohen Antiterrorit shqiptar, mes tyre edhe familja e Genci Ballës! Eva Dumani mungon sërish

27 Maj 2022, 14:00| Përditesimi: 27 Maj 2022, 15:57

  • Share

9 fëmijë dhe 4 gra që vuanin prej vitesh në kampin e ferrit ‘Al-Hol’ në Siri tashmë janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare. Misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve atje, kryesisht gra dhe fëmijë është përfunduar me sukses dhe tashmë pritet që shumë shpejt 13 të shpëtuarit të vijnë në Atdhe bashkë me kreun e Anti terrorit të Shqipërisë, Alban Dautaj. Lajmin e ka konfirmuar, në një postim në Twitter, edhe një zyrtar i lartë sirian, Dr. Abdulkarim Omar. 

“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Ky është misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve në Siri.  Më herët gjatë 3 misioneve të tjera janë riatdhesuar në Shqipëri 25 gra dhe fëmijë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kampe dhe 17 shqiptarë të identifikuar. Report Tv mëson se nga të riatdhesuarit është edhe gruaja e dytë e Genci Ballës, Almira Kastrati dhe 2 djemtë. Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se Eva Dumani, e reja e cila kërkoi ndihmë përmes mediave nuk ka ardhur sërish për shkak se nuk është gjetur nga autoritete. Me këtë riatdhesim të sotëm shkon në 38 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhën 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri. Janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.

Deri më tani, nga Siria është kthyer Alvin Berisha, Floresha Rasha me katër fëmijët e saj (më 26 tetor 2020) dhe Endri Dumani, ndërsa motra e tij. E reja e njohur Eva Dumani edhe këtë herë nuk është kthyer pasi nuk është gjetur sërish nga zyrtarët. Pas kthimit nga kampi i ferrit "Al Hol" Rasha me fëmijët e saj si dhe Endri Dumani u zhvendosën për rehabilitim në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit. Sipas burimeve, ka përfunduar faza e parë e trajtimit psikologjik që kishte të bënte me largimin e panikut nga gjendja e luftës që ata kishin përjetuar. 

Prej vitesh me dhjetra familje shqiptare të indoktrinuar nga rryma fetare u larguan nga shqipëria për luftën e xhihadit. Por toka e premtuar nga rekrutuesit e tyre u kthye në ferr, ku burra e gra vdiqën e shumë fëmijë mbeten në kampet famkeqe. Tanimë në Al Hol pas 19 riatdhesimeve të këtij operacioni kanë kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar.

Firmosja e marreveshjes dorëzimit të shqiptarëve të Al Hol 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 27/05/2022 16:22

    Pse ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?