Bota

‘Shpërthimi’ misterioz i COVID-19 në Kinë! Komplikacione dhe 52 viktima në 24 orë, qeveria vë në fuqi strategjinë ‘zero’! A po rrezikohet bota nga një valë e re e pandemisë?

26 Prill 2022, 09:51| Përditesimi: 26 Prill 2022, 15:18

  • Share

Frika e COVID-19 po rishfaqet në vendin e tij të origjinës Kinën, pasi gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 52 pacientë në Pekin.

Kina është përballur me një “shpërthim” misterioz të pandemisë që nga marsi, me ashpërsi të ndryshme nga provinca në provincë. Për shkak të kësaj vale qeveria kineze është rikthyer në “strategjinë” që ka përdorur gjatë pandemisë “zero raste pozitive”. Kjo do të thotë se merr masa të rrepta sa i përket karantinimit, në mënyrë që të arrihet në një moment të caktuar numri 0 i rasteve të reja.

Në Shangai që po zbatohet një bllokim masiv që prej fillimit të prillit, banorët janë ankuar se nuk kanë furnizime të mjaftueshme ushqimore dhe se njerëzit e infektuar po dërgohen në izolim, ku kushtet ndonjëherë janë çnjerëzore.

Testi PCR është rikthyer sërish masivish në jetën e qytetarëve të Kinës.

Nga frika e një përsëritjeje të skenarit të Shangait, disa banorë të kryeqytetit kinez vrapuan drejt supermarketeve për të blerë gjërat e nevojshme , veçanërisht ushqime, ose për të bërë porosi online. Deri më tani, megjithatë, nuk ka pasur mungesë të prodhimeve të freskëta ose nevojave themelore në Pekin.

Çfarë po ndodh në Kinë?

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?