Shpërthen lija e dhenve në Vlorë, fluks fëmijësh në spital

18 Maj 2022, 22:21| Përditesimi: 18 Maj 2022, 22:28

  • Share

VLORË- Lija e dhenve, e njohur ndryshe si Variçela, ka shtuar numrin e fëmijëve të infektuar në pediatrinë e Vlorës. Gjatë 24 orëve, numri i vizitave me këtë sëmundje shkon mbi 10, por nuk kanë munguar rastet as në qendrat shëndetësore.

“Varicela është një sëmundje ngjitëse, virale, që prek fëmijët e pa imunizuar. E kemi në qarkullim për momentin. Shpërndahet Nëpërmjet ajrit, pështymës, lugës, gotës. Më të predispozuar janë fëmijët e kopshteve, çerdheve. Të gjithë ato që janë në komunitet”, tregoi mjeku infeksionit, Mikel Pema. 

Mjeku infeksionit Mikel Pema, këshillon prindërit që të mos neglizhojnë simptomat dhe në raste infektimi të izolojnë fëmijët

“Më shpesh, lija sjell edhe bronkoploumoni. Çerdhet, kopshtet, shkollat që kanë raste, fëmijët duhet të kufizohen që mos të përhapet”, tha mjeku infeksionit.

Variçela shfaqet me temperaturë, me shenja të kuqe dhe më pas puçrra në të gjithë trupin. Më të predispozuar për t’u prekur janë fëmijët e çerdheve e kopshteve, ndërsa infektimi krijon imunizim për gjithë jetën.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?