VIP & Spektakël

‘Shpërthejnë’ tonet e larta mes Bleona Qerretit dhe Robert Aliajt gjatë spektaklit: Ti qenke komplet idiot!

30 Nëntor 2021, 03:49| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 07:36

  • Share

Opinionistët e ‘Love Story’ janë përballur me tone të ashpra në spektaklin e mbrëmjes së sotme. Një konflikt me sharje deri në banalitete mes Bleona Qerretit dhe Robert Aliajt është vënë në vëmendjen e publikut. Në një koment gjatë emisionit Aliaj ironizon koleget juri dhe thekson se ka krijuar një familje ndryshe nga zonjat që kishte përkrah të cilat ende jetojnë me prindërit. Sipas Robertit, vajzat e gratë nuk duhet të jetojnë gjithë jetën krahë prindërve pasi ky është modeli i gabuar që ‘u serviret’ të rejave sot.

Pas kësaj deklaratë nga kolegu, Bleona është revoltuar duke krijuar kështu një ‘skenë’ debati.

Robert Aliaj: Ky është fakt, femrat interesohen për gjërat dhe meshkujt për personin. Kur vjen puna për të folur për marrëdhënien e dashurisë sepse jam unë ai që mund të jap një ide sepse jam unë ai që ka ndërtuar një familje dhe kam dy zonja që nuk e kanë arritur këtë gjë.

Bleona Qerreti: E ke gabim, unë kam familjen që 13 vjeç.

Roberti: Po, pra por ti jeton me familjen tënde të babait, jo tënden dhe ky është modeli më kot që mund t’i japim këtyre vajzave.

Bleona: Si mund të rrish ti në një lidhje kur nuk je i lumtur?

Roberti: Në Amerikë nuk i çohet modeli “Qerreti” i jetës, të jetosh me familjen në moshën 50 vjeç

Bleona: Ti qenke komplet idiot, ty s’të paskam njohur fare. Çfarë është kjo idiotësi e madhe?!

Roberiti: Jo një vajzë të rrijë gjithë jetën në familjen e vet

Alketa Vejsiu: Lëri vajzat të jenë kush duan të jenë…

Roberti: Gjithsecili duhet të bëjë jetën e vet

Bleona: Mos u merr me prindërit e mi fare, thuaj më fal tani!

Roberti: Po flas për familjen në përgjithësi

Bleona: Ky është bullizëm, kush je ti mor zotëri? Ti je këngëtari më i mirë në mes të gjithë piktorëve dhe piktori më i mirë në mes të gjithë këngëtarëve.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emri: 30/11/2021 14:40

    U rotullua tenxherja gjeti kapakun. Keta jane te dy ku therret qameti. Modeli me i keq qe mund ti serviret nje shoqerie trushpelare si ajo Shqiptare... ne emisione tip koti si ky ne fjale. Vaj medet .... Dhe sa per engledisje: kjo qe ka thane Aliaj nuk eshte e vertete. E anasjellta po eshte e vertet : meshkujt pelqejne gjerat, femrat personat (Peterson). Po cfare te thuash nje idioteje (qe te can kafken, keto fjalet e saj) qe i ulerin nje idioti (dhe nje here fjalet e idiotes keto). Qershia mbi torte : moderatorja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?