Makinetat e sekuestruara nga policia

Kronikë

Shndërruan lokalin në ambient për baste sportive, 3 të arrestuar në Tiranë, 2 nën hetim penal

25 Shtator 2022, 13:08| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 13:25

  • Share

 3 shtetas janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim penal, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga policia e Tiranës, kundër ushtrimit të lojërave të paligjshme të fatit.

Kontrollet u ushtruan në ambiente të ndryshme, ndërsa, policia ka sekuestruar edhe 4 aparate celulare dhe makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Nga rastet e raportuara u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët po ushtronin aktivitetin.

Si rrjedhojë u vunë në pranga: - D. K., 43 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Tre Dëshmorët"; - K. V., 20 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Besim Alla"; -M. Gj., 32 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Muhamet Gjollesha".

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. K., 28 vjeç, dhe Xh. K., 22 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?