Shkrumbohet plotësisht një makinë në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

24 Maj 2022, 16:08| Përditesimi: 24 Maj 2022, 16:42

  • Share

Një makinë e tipit “Fiat” është përfshirë nga flakët në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës, ku si pasojë është djegur plotësisht.

Makina është pa targa dhe mësohet se ka qenë e parkuar në atë zonë prej kohësh.

Dyshohet që zjarrëvënja të ketë qenë e qëllimshme.

Banorët e zonës njoftuan zjarrfikësit të cilët kanë bërë te mundur shuarjen e flakëve , por kur makina është djegur plotësisht.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia të cilët po punojnë për gjetjen e autorit që i ka vendosur flakën.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?