Shkrumbohet autobusi në Vlorë, po transportonte punonjësit e fasonerisë! Asnjë i lënduar

26 Maj 2022, 07:12| Përditesimi: 26 Maj 2022, 07:33

  • Share

Autobusi që po transportonte punonjësit e një fasonerie në Vlorë është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Vlorë. Janë dëgjuar shpërthime dhe punonjësit kanë zbritur në kohë.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Autobusi i ‘Alba Shoes’ që mori flakë në Novoselë ishte duke marrë punëtorët nga Cakrani.

5 zjarrfikëse shkuan në vendngjarje ndërsa nga pamjet duket se autobusi është shkrumbuar tërësisht.

Në përditësim...

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?