Policia italiane e Rieti

Shkonte e vinte si turist në Itali për të trafikuar drogë, arrestohet dhe dëbohet shqiptari! Jetonte në hotel dhe dyshohej për krime, ja çfarë iu gjet

16 Shtator, 16:25| Përditesimi: 16 Shtator, 16:28

  • Share

Itali- Një shqiptar u arrestua në tentativë trafikimi të lëndëve narkotike gjatë fundjavës në Itali. Policia njoftoi se operacioni u zhvillua në zonën e Borgo (L’Aquila), teksa ishin qytetarët që sinjalizuan lëvizjet e dyshimta të të riut.

Pas vëzhgimit të kujdesshëm, efektivët vunë re se ai po lëvizte në mënyrë të dyshimtë brenda parkut të qytetit. I riu u pa duke u futur brenda disa gardheve dhe kështu e ndaluan.

Në kontroll, atij iu gjetën mbi 2000 euro të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, dy celularë dhe disa copëza celofani. Oficerët kontrolluan edhe gardhet ku kishte hyrë i dyshuari.

Kjo i ka mundësuar policisë të gjejë brenda një pakete cigaresh mbi 10 gramë kokainë, të ndarë në 18 doza të mbështjella me të njëjtin lloj celofani, raporton “Corrieredirieti”.

Më tej, në dhomën e hotelit ku banonte shqiptari, u gjet një tjetër telefon inteligjent, i cili u mundësoi oficerëve të gjurmonin një narkoman vendas, i cili së fundmi ishte furnizuar me drogë nga i riu i arrestuar dhe që besohet se do çojë hetuesit tek një rrjet i organizuar.

Komisariati i policisë së Rietit, pasi vlerësoi rrezikun, konstatoi se i dyshuari, emri i të cilit nuk u publikua, hynte periodikisht në Itali për arsye turistike, duke kryer krime në të gjithë territorin. Në këtë mënyrë i është kërkuar prefekturës një urdhër dëbimi drejt Shqipërisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?