Shkolla “Emin Duraku

Shkolla ‘Emin Duraku’ ka rilindur', Rama ndan pamjet: Është ndërtuar me standardet e BE-së

10 Qershor, 08:00| Përditesimi: 10 Qershor, 10:24

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm pamje nga shkolla “Emin Duraku” në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se kjo shkollë ka hapur dyert për 1400 nxënës, ndërkohë që thekson se tanimë është një shkollë me standardet europiane.

“Mirëmëngjesi dhe me shkollën e rilindur “Emin Duraku” në Tiranë, që ka hapur dyert për 1400 nxënës sipas standardeve të BE, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” u rikonstruktua në kuadër të programit “EU4Schools”, mbështetur nga Bashkimi Europian. Ndërhyrjet gjithëpërfshirëse në godinën 4-katëshe kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe aksesin për nxënësit me aftësi ndryshe.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?