Shkodër/ Të rinjtë aksion për pastrimin e plazhit të Velipojës, grumbullojnë 70 thasë me mbetje

14 Qershor, 15:21| Përditesimi: 14 Qershor, 15:29

  • Share

Të rinjtë e Shkodrës kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazhit të Velipojës.

Të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor, të rinj të Qendrës Rinore Atelie dhe vullnetare kanë ndërmarrë këtë iniciativë për të përcjellë mesazhin, për të mbajtur pastër ambientin e në mënyrë të veçantë plazhin e Velipojës.

Aksioni i iniciuar gjatë ditës së sotme do të pasohet edhe në të tjera zona të bashkisë Shkodër, ndërkohë që vetëm gjatë ditës së sotme janë grumbulluar 70 thasë me mbetje.

Pjesë e kësaj iniciative kanë qenë 40 të rinj të qytetit.

Aktivitete të tilla, po marrin mbështetjen e bashkisë Shkodër me qëllim sensibilizimin e të gjithë opinionit publik për të mbrojtur dhe mbajtur pastër ambientin që na rrethon.

Lajmi në përditësim...

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 17/06/2024 02:47

    nisem shume e mire,,,,te behet dhe me fund te korrikut, por kjo tregon ae bashkia e velipojes nuk e can koken,,ose nuk mbeshtetet me fonde nga qeveria qendrore...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: