Paratë e sekuestruara

Kronikë

2600 euro dhe 71 mijë lekë shqiptare false në 'Benzi-in' e tij, arrestohet shkodrani! I gjenden në dyqan lëndë plasëse

31 Gusht 2021, 12:43| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 12:57

  • Share

SHKODËR- Një sasi e konsiderueshme parash të falsifikuara janë kapur në Shkodër, të cilat i kishte në zotërim Mark Cumrakut në Shkodër.

Atij sot iu vunë prangat teksa po udhëtonte në 'Benzin' e tij, ku iu gjetën plot 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pa falsifikuar. Burime zyrtare i thanë Report Tv se gjatë kontrollit në dyqanin e tij u gjetën edhe lëndë plasëse. 

Në foton e siguruar shihet që sasia e parave të falsifikuara ishin prerje 5 mijë lekëshe dhe 100 euro. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”

"Shkodër. Finalizohet operacioni policor i koduar "Seria".Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave. Gjatë operacionit sekuestrohen kartëmonedha euro dhe lekë të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu sekuestrohet dhe lëndë plasëse tritol.  Vihet në pranga autori i dyshuar.  

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave, si rezultat i një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Seria”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Benz", me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”, njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?